BB jep edhe 36.5 milionë euro për Kosovën
Ministria e Financave dhe Banka Botërore kanë nënshkruar një marrëveshje nga ku Kosova përfiton një grant tjetër si mbështetje buxhetore në vlerë rreth 36.5 milionë euro.

Financimi është bërë kryesisht nga Banka Botërore, apo 23 milionë euro, kurse pjesa tjetër prej rreth 13.5 milionë eurosh janë ofruar nga donatorët bilateralë dhe multilateralë.

Menaxheri i Bankës Botërore për Kosovë, Jan Peter Olters, ka thënë se ndryshimet në politikat fiskale gjatë gjashtëmujorit të dytë të vitit të kaluar kanë bërë ekonominë e Kosovës mbi një bazë solide makroekonomike. /albeu.com/
Shtuar më 11/05/2012, ora 19:16

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori