Bashkitë keq me financat: Bien ndjeshëm të ardhurat nga lejet e ndërtimit

Pëlqej
Bashkitë po hasin probleme me realizimin e të ardhurave të tyre.

Të dhënat e portalit www.financatvendore.al, publikuar nga Co-Plan dhe Ministria e Financave, tregojnë se gjatë tre mujorit të parë të këtij, të ardhurat e realizuara nga burime të veta (nga taksat, tarifat, asetet dhe të tjera) regjistruan një vlerë prej rreth 4 miliardë lekë, me një rënie të lehtë prej me rreth 149.1 milionë lekë ose rreth 4.35% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Sipas raportit, kjo ecuri e të ardhurave të veta përgjatë periudhës së marrë në analizë u kushtëzua nga performanca relativisht e ulët e të ardhurave nga taksat vendore të cilat regjistruan një nivel prej rreth 2.2 miliard lekë, në ulje me rreth 24.4% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Ndikim kryesor në këtë rënie e kanë dhënë të ardhurat e grumbulluara nga taksa e infrastrukturës. E thënë ndryshe, taksa që paguajnë ndërtuesit në bazë të lejeve të dhëna.

Sipas raportit, të ardhurat nga kjo taksë shënuan një nivel prej rreth 998.0, në rënie me rreth 40.7% krahasuar me nivelin e saj në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Paraprakisht, mund të thuhet se performanca e kësaj takse në tremujorin e parë të vitit është normale për vetë natyrën që ka baza e saj e cila është lidhur ngushtësisht me nivelin e aktivitetit ndërtues në vend, privat (rritje e numrit të lejeve të ndërtimit nga bashkitë në vijim të miratimit të planeve të përgjithshme vendore) dhe publik (investime publike të ndërmarra nga qeveria qendrore, të cilat zakonisht janë të përqendruara kryesisht në gjysmën e dytë të vitit).

Në raport thuhet, se në tre mujorin e parë të këtij viti, janë ulur me 3.6 % burimet financiare për bashkitë, ndërsa janë rritur me 3.4% të ardhurat e palushtëzuara. Taksa mbi pasurinë e paluajtshme ka pësuar rritje me 1.4%, tarifat vendore janë rritur me 43.4 milion lekë më shumë se e njëjta periudhë e një viti më parë.

ardhurat e kushtëzuara nga qeveria tek bashkitë janë ulur me 16.6% ndërsa shpenzimet e bashkive janë rritur me 16.8% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Ky raport ka analizuar performancën, prirjet dhe situatën financiare të 61 bashkive të reja në periudhën janar – mars të vitit 2018, krahasuar me të njëjtën periudhë në vitet e mëparshme. Dokumenti fokusohet tek burimet e financimit të bashkive, koston e qeverisjes vendore dhe mënyrën e përdorimit të burimeve financiare publike në nivel vendor.
Shtuar më 04/07/2018, ora 16:04
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori