Bankat regjistruan 387 mijë kredimarrës në 2013-n
Pëlqej
Në fund të vitit 2013 subjektet bankare dhe financiare kanë raportuar në total 954,307 kredi në regjistrin e Bankës së Shqipërisë nga të cilat 387,670 janë kredi aktive.

Sipas raportit të BSH-së, zgjerimi i RegjistritKredive me subjekte të reja ndër vite reflektohet dhe në përdorimin gjithnjë e më shumë të tij nga ana e subjekteve raportuese, siç tregohet edhe në tabelën në vijim.

Por në Regjistrin e Kredive nuk raportojnë vetëm bankat, por edhe unionet apo shoqëritë e kursim-kreditit. Madje, një pjesë të mirë të kredive i kanë dhënë edhe këto institucione.

“Në vitin 2013, rreth 26% e kërkimeve në Regjistër u takon institucioneve financiare jo-banka, unioneve të shoqërive të kursim-kreditit dhe shoqërive të kursimkreditit”, thuhet në raport. Pritshmëritë e Bankës së Shqipërisë janë që të ketë një rritje të mëtejshme të kredive aktive në sistem, kjo nisur edhe nga numri në rritje i subjekteve që janë pjesë e Regjistrit. /albeu.com/
Shtuar më 19/08/2014, ora 10:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori