Banka Botërore ndihmon Haitin
Pëlqej
Banka Botërore njoftoi se do t’i japë Haitit një grant emergjent prej 10 milionë dollarësh në përpjekjet për të luftuar përhapjen e kolerës që tashmë ka lënë të vdekur më shumë se 1400 njerëz.

Granti që ka për qëllim zgjerimin e kapaciteteve të Haitit për të monitoruar dhe penguar epideminë, formalisht do të miratohet në dhjetor, por me shumë se 40 për qind e tyre mund të përdoret tash në mënyrë që të mbulohen shpenzimet, ka thënë Banka Botërore.
Shtuar më 24/11/2010, ora 21:01
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori