Marrëveshja të zbatohet nga të dyja anët e Ibrit
Sekrettari i Përgjithshëm Ban Ki-Moon ka thënë për marrëveshjen Kosovës-Serbi se është një arritje historike dhe se duhet të zbatohet në të dyja anët e Ibrit.

“Kjo është një arritje historike. Udhëheqja politike në Prishtinë dhe Beograd treguan durim, largpamësi politike dhe udhëheqjen e duhur për të bërë të mundur një përparim të vërtetë. Rezultatet e arritura në dialog hapin rrugën për normalizimin afatgjatë të marrëdhënieve”, ka thënë sekretari Ban.

Ai thotë se një frymë e njëjtë kompromisi, vendosmërie dhe vullneti të mirë duhet të mbizotërojë edhe për zbatimin marrëveshjes në të dyja anët e lumit Ibër.

Ban Ki-Moon ka përgatitur një raport në lidhje me marrëveshjen që pritet të shqyertohet nga Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, ku do të marrë pjesë edhe kryministri i vendit Hashim Thaçi. /albeu.com/
Shtuar më 04/06/2013, ora 11:55

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori