The Simpsons përsëri, parashikoi se Tom Hanks do të prekej nga koronavirusi? (FOTO LAJM)

Filmi i animuar The Simpsons është përfolur shumë herë se ka parashikuar disa gjëra në episodet e tij. Me shpërthimin e vrullshëm të koronavirusit, Simpsons u përfol se e kishte parashikuar virusin e rrezikshëm që në fillim të viteve ’90.

Bëhet fjalë për një episod të 1993-shit, ku banorët e Springfield porositin blendera nga Japonia. Një prej punëtorëve të fabrikës në Japoni sëmuret dhe kollitet mbi gjithë blenderat para se t’i nisë për në Shtetet e Bashkuara. Si pasojë, gripi i quajtur Osaka mbërrin në Amerikë. Pasi mbërrijnë porositë të gjithë sëmuren dhe pas përhapjes së Osaka Flu, shkaktohet një kaos masiv.

Pak a shumë një situatë me të cilën po përballet bota sot. Vetëm ajo që nuk përputhet me episodin e Simpsons është origjina e virusit. Megjithatë, njerëzit janë të bindur që ky ka qenë një prej parashikimeve të shumta të serialit të animuar, njësoj siç ndodhi me presidencën e Donald Trump.

Tani një tjetër teori konspirative thotë se The Simpsons kanë parashikuar edhe infektimin e Tom Hanks me koronavirus. Dje, aktori i famshëm bëri të ditur se së bashku me bashkëshorten e tij janë izoluar në Australi për shkak se kanë rezultuar pozitivë ndaj virusit.

Në një episod të The Simpsons, është protagonist edhe Tom Hanks, i cili thotë: Nëse më takoni personalisht një ditë, më lini vetëm. Rrjeti po zien nga ky episod dhe të gjithë mendojnë që ishte një parashikim që një ditë Hanks do të vetizolohej.


Shtuar 12.03.2020 17:57