Autostrada Morinë-Gjurgjicë përurohet më 27 nëntor
Punimet në segmentin e pestë të autostradës po shkojnë sipas dinamikës dhe sipas planit të paraparë ndërsa segmenti Morinë-Gjurgjicë, përurohet më 27 nëntor. Kështu është shprehur ministri i Infrastrukturës, Fehmi Mujota duke iu përgjigjur pytjeve të deputeteve


Sipas tij e tërë kostoja e autostradës do të jetë, rreth 750 milion euro pa shpronësim, ndërkohë që, sipas tij, deri më tani janë shpenzuar 5.16 milion euro. Shifrat më të mëdha të shpenzimeve për autostradën, Mujota i ka quajtur si shkrime gazetareske dhe se mjetet të cilat janë paguar për ndërtimin e pjesës së parë të rrugës rreth 60.4 kilometra nga Morina deri në Gjurgjicë, përkatësisht për finalizimin e 42 kilometrave të parë janë faturuar për gushtin e këtij viti ku përfshihet edhe segmenti i pestë, i cili ka 18.4 km. /albeu.com/
Shtuar më 17/09/2012, ora 13:47

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori