Arrestohet pronari i fabrikës së veshjeve, OSHEE e kap mat duke vjedhur energji
Pëlqej
Kontrollet për debitorët dhe abuzuesit e energjisë elektrike vijojnë në të gjithë vendin, ku raportohen çdo ditë raste të shkeljes së ligjit nga abonentë të papërgjegjshëm.

Kështu, nga OSHEE Durrës në kuadër të aksionit, është zbuluar vjedhja e energjisë nga abonenti privat ne fushën e industrisë prodhuese (veshje), për rilidhjes së paligjshme të linjës elektrike.

Subjektit privat i ishte prerë furnizimi me energji pasi ishte debitor, por pas kontrollit u verifikua se ai kishte rilidhur energjinë, pa paguar detyrimet, në kundërshtim të plotë me ligjin.

Për këtë arsyeje, u bë arrestimi në flagrancë i abonentes M.H. dhe tashmë po gjykohet nga organet kopetente.

Ndërkohë, po në Durrës, dy abonentë familjarë, F.K. Dhe K.B, janë proceduar për vjedhje të energjisë elektrike.

Të dhënat e fundit nga qyteti bregdetar tregojnë se janë proceduar në polici rreth 40 abonentë, privat dhe familjar.

“OSHEE u bën thirrje abonentëve debitorë të mos zgjedhin rrugën e gabuar dhe ndëshkuese të vjedhjes së energjisë, por, në pamundësi pagesash, t’i drejtohen kompanisë për tu njohur me skemat lehtësuese të shlyerjes së faturave me këste të dritave”- thekson OSHEE.
Shtuar më 02/11/2017, ora 10:23
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori