Termetet, AMF pranë qytetarëve: Për çdo problem me sigurimin ose pyetje na kontaktoni!
Tërmetet e ditëve të fundit kanë shkaktuar shqetësim të madh tek qyetarët për jetën dhe pronën. Mësohet se një numër i madh i tyre i janë drejtuar Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare për të kërkuar informacion në lidhje me raportin me kompanitë e sigurimit pasi kanë blerë një policë sigurimi që mbulon problematika të tilla, siç janë tërmetet.

Në lidhje me këtë, AMF njofton sëfundmi se çdo qytetar që ka prerë një policë sigurimi për mbulimin e dëmeve të pronës nga tërmetet, duhet të interesohet tek kompania me të cilën ka lidhur kontratën, e cila është e detyruar t'i përgjigjet qytetarëve.

"Nisur nga situata e ditëve të fundit, shkaktuar nga tërmeti i datës 21 shtator 2019, çdo qytetar mund të marrë asistencë pranë AMF-së për t’u informuar për përfitimet nga kontratat e sigurimit të pronës dhe banesave nga katastrofat natyrore si tërmetet, zjarri, përmbytjet, etj.

Për të gjithë ata që disponojnë një kontratë të tillë dhe kanë nevojë për informacione në lidhje me përfitimet nga kontrata, të drejtohen pranë shoqërive të sigurimit ku janë siguruar", njofton AMF. /albeu.com/

Shtuar më 23/09/2019, ora 15:29
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori