AMF do të organizojë Konferencën e dytë Kombëtare “Edukimi Financiar”
Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare do të organizojë në datën 23 maj 2019 Konferencën e dytë Kombëtare “Edukimi Financiar”.

Kjo konferencë synon të nxisë më tej diskutimet për zhvillimin e tregut të sigurimeve, kapitaleve dhe pensioneve private vullnetare duke i lidhur ato edhe me rëndësinë e edukimit të vazhdueshëm financiar, gjithnjë e më të gjerë.

Në konferencë ftohen të marrin pjesë studentë dhe pedagogë nga universitete të ndryshme të vendit për të prezantuar punimet më të mira për tregjet nën mbikëqyrjen e Autoritetit.

Sikurse edhe në konferencën e vitit të kaluar edhe sivjet, punimet e konferencës do të përzgjidhen dhe vlerësohen nga komisioni i cili ka përfaqësues nga AMF dhe shoqatat që veprojnë në tregjet financiare jobankare nën mbikëqyrjen e AMF-së.

Abstraktet për punimin që do të prezantohen në konferencë duhet të dërgohen në adresën [email protected] deri në datën 29 mars 2019.

Konferenca zhvillohet në kuadër të Strategjisë “Për rritjen e besimit të konsumatorit dhe investitorit në tregjet nën mbikëqyrje”, si një angazhim i Autoritetit për rritjen e edukimit financiar.

Në linkun e mëposhtëm gjeni datat e rëndësishme, tematikat e konferencës dhe modalitete të tjera të aplikimit për pjesëmarrjen në konferencë:

Pjesëmarrja në konferencë është e lirë dhe nuk ka tarifë regjistrimi.
Shtuar më 13/03/2019, ora 14:08
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori