Shpërthen treni rus i blinduar me rezervuarë karburanti në Melitopol

Një tren i blinduar rus me dhjetë vagonë ​​dhe me rezervuare karburanti ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në zonën e pushtuar të Melitopol, në rajonin juglindor të Zaporozhzhia.

Shpërthimi i fuqishëm është ndjerë në të gjitha zonat e qytetit.

Ende nuk dihet numri i viktimave.

Lajmi është bërë i ditur nga shtabi i mbrojtjes së rajonit në Telegram, raportuar nga Ria Melitopol dhe media të tjera ukrainase.

“Një shpërthim në distancë i një treni të blinduar të pushtuesve rusë është kryer në zonën e fabrikës së mishit Melitopol”, shkruan selia./albeu.com


Shtuar 18.05.2022 19:12