Alarmante! 330 mijë persona kanë braktisur Shqipërinë shtatë vitet e fundit
Pëlqej
Popullsia e Shqipërisë në 1 Janar 2018, rezulton 2.870.324 banorë duke pësuar një rënie me 0,2 % krahasuar me 1 Janar 2017">2017.

Struktura e popullsisë sipas gjinisë në 1 Janar 2018 rezulton me 1.438.609 burra dhe 1.431.715 gra. Gjatë vitit 2017">2017, shtesa natyrore e popullsisë (lindje-vdekje) është 8.637 banorë, duke pësuar një rënie prej 16,5 % krahasuar me një vit më parë.

Në vitin 2017">2017, raporti i varësisë së të rinjve (raporti i personave në moshë 0-14 vjeç ndaj popullsisë në moshë pune 15-64 vjeç) ka shënuar një rënie në krahasim me vitin 2016, nga 26,7 % në 26,0 %.

Raporti i varësisë së të moshuarve (raporti i personave në moshë 65+ vjeç ndaj popullsisë në moshë pune 15- 64 vjeç) ka pësuar një rritje nga 18,9 % në 19,4 % gjatë së njëjtës periudhë.

Raporti gjinor në lindje ka pësuar një rritje, duke shënuar vlerën 110,5 djem për 100 vajza, në vitin 2017">2017, nga 106,9 që ishte në vitin 2016.

Raporti gjinor i popullsisë gjithsej ka pësuar një rënie, duke shënuar vlerën 101,3 burra për 100 gra në vitin 2017">2017 nga 102,5 që ishte në vitin 2016. Në vitin 2017">2017, mosha medianë e popullsisë rezulton 35,0 vjeç.

Gjatë vitit 2017">2017, kanë lindur 30.869 foshnje, duke shënuar një rënie me 2,7 %, krahasuar me një vit më parë. Numri i vdekjeve në vitin 2017">2017, është 22.232 persona, duke shënuar një rritje me 3,9 %, krahasuar me një vit më parë. Shtesa natyrore e popullsisë është 8.637 persona. /monitor/
Shtuar më 12/02/2018, ora 12:22
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori