Ahmetaj: TAP e kthen Shqipërinë në nyje të furnizimit me energji
Pëlqej
Ministri i Ekonomisë dhe Sipërmarrjes, Arben Ahmetaj theksoi sot nga Berlini se realizimi i projektit TAP do te thote jo vetem furnizim me energji, por e kthen Shqiperine
në një nyjefurnizimit me energji nga rajoni drejt EU dhe anasjelltas.

“ Do te doja te theksoja se ne Shqiperi ne besojme se vednet e vogjel si yni nuk mund t’ia dalin pa integrim ne tregun global. Ne jemi nje treg i vogel prej 3-4 milione konsumatoresh dhe 30 milione si rajon. Duke iu referuar TAP, siguria energjetike dhe furnizimi me energji duhet te shihen te lidhur bashke per krijimin e nje klime te qendrueshme. Pa sigurine energjetike, stabiliteti mund te vihej ne dyshim. TAP per Shqiperine do te thote jo vetem furnizim me energji, por mbi te gjitha e vendos Shqiperine ne nje pozicion shume te rendesishem ne harte. Nuk eshte thjesht nje tubaion gazsjelles; Shqiperia do te kthehet ne nje “nyje” e furnizimit me energji nga Shah deniz, Greqia, Italia ne dy drejtime: nga rajoni drejt EU dhe anasjelltas.
Kjo gje do ta beje tregun shume me fleksibel, do te reduktoje varesine nga Rusia dhe vende te tjera dhe do te na beje ne “te luajme sipas rregullave te tregut”. Dua gjithashtu te permend nje element qe ne te ardhmen afatmesme do te behet shume i rednesishem: interkonjeksioni potencial me TAP, gje qe do te garantoje alternativa te ndryshme per furnizimin me energji dhe gaz” tha gjate fjalës së tij ministri i Ekonomisë në Samitin e Berlinit. /albeu.com/
Shtuar më 28/08/2014, ora 12:46
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori