Ahmetaj me biznesin: Për dy vjet kthejmë rritjen ekonomike 4%
Rimëkëmbja e ekonomisë do të nisë me dialogun me grupet e interesit për mirëqeverisjen. Kështu u shpreh sot ministri i Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Arben Ahmetaj gjatë një takimi me përfaqësues të biznesin.

Sipas tij, qeveria do të ndajë me biznesin përgjegjësinë për një model të ri ekonomik.


“Kjo është një situatë që e gjetëm dhe kemi detyrim historik qeverisës për transparencën, jo për të treguar se cka bërë qeverisja e kaluar, por se cfarë duhet të bëjmë në të ardhmen së bashku. Rritja ekonomike është shumë afër zeros, ekonomia shqiptare ka ndaluar, kjo nuk mund të sigurojë dot punësim nëse ritjet esaj kapin 4% sot jemi 1/3 nga objektivi afatmesëm që kemi së bashku, këtë situatë nuk e ka sjellë kriza globale, e partnerëve evropianë, në thelb kriza shqiptare është e keqqeverisjes dhe aty duhet të fillojë rimëkëmbja ekonomike. Dialog për të nisur mirëqeverisjen”- tha Ahmetaj.
Shtuar më 04/10/2013, ora 12:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori