Ahmetaj kërkon taksimin e pagave nën 30 mijë lekë, debate në mbledhjen e grupit të PS
Pëlqej
Ministri i Financave Arben Ahmetaj, i njohur për shërbimet ndaj oligarkëve dhe rritjen e barrës fiskale për të varfrit, ka këmbëngulur në uljen e fashës së tatimit të pagave nën 30 mijë lekë.

Këtë ide e ka mbrojtur edhe në mbledhjen e sotme të Grupit Parlamentar të PS-së, gjë të cilën e ka kundërshtuar kreu i Komisionit të Ekonomisë, Erion Braçe.

Albeu.com mësoi se Braçe kërkoi rritjen e fashës së pagës së patakesueshme nga 30 mijë lekë që është sot në 40 mijë lekë duke mbështetur kështu personat më paga të ulta.

Propozimi i Braçes nuk është marrë në konsideratë ngë Ahmetaj, i cili ka bërë disa ndryshime përmes të cilave iu shërbehet oligarkëve pranë qeverisë dhe gropën e krijuar prej tyre kërkon që ta mbushë me qindarkat e familjeve që jetojnë me një pagë 30 mijë lekë. /albeu.com/
Shtuar më 03/12/2018, ora 11:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori