A i vrau kanabisi bletët shqiptare këtë vit? (VIDEO)
Pëlqej
Bletërritësit janë duke ankuar se gjatë dimrit që sapo kaluam dhe deri më tani, kanë pësuar një dëm kolosal në numrin e koshereve.

Ata raportojnë se deri në fund të marsit kanë humbur gati 40 për qind të bletës që kishin, gjë e cila përveç dëmit të drejtpërdrejt ekonomik pritet të sjellë edhe dëme të tjera sa i përket pjalmimit të luleve të bimëve frutorë gjatë këtij viti, shkruan Albeu.com.

Ndërkohë, një lidhje me këtë, deputeti Ben Blushi fajëson sasinë e madhe të kanabisit që është mbjellë vitin e fundit në vend. Sipas tij, zhdukja e një numri të madh bletësh vjen për shkak se ato kanë kullotur nëpër arat e hashashit dhe më pas ose kanë ngordhur ose kanë humbur rrugën e kthimit.

Lidhja bletë-kanabis-mjalt është trajtuar më shumë në kuadrin e legjendave se sa sipas studimeve të mirëfillta, të cilat janë të pakta.

Megjithatë, ato pak studime që ekzistojnë tregojnë se bletët nuk jodhen nga bima e kanabisit dhe as nga aroma që lëshon ajo.

Krahas kësaj, është vërtetuar që bletët nuk kanë “Cannabinoid”, ai neuroreceptor që mundëson perceptimin e lëndës psikoaktive që gjendet tek kanabisi.

Për këtë shkak, edhe nëse kullosin nëpër arat e kanabisit, bletët nuk mund të ndikohen nga kjo lëndë narkotike ashtu siç ndikohet njeriu.

Megjithahtë, kjo është një fushë shumë specifike dhe me specifika lokale, kështu që më shumë se sa deklaratat politike, nevojitet që autoritetet e specializuara të angazhohen për të gjetur se kush i vrau bletët shqiptare këtë vit. /albeu.com/
Shtuar më 18/04/2017, ora 16:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori