Sot e ka “rivale”, Alketa Vejsiu kujton kur Bora Zemani kërcente me vëllain e Beatrix: Ka qenë këtu konkurrente (VIDEO)

Spektaklet e kërcimit në emisionet shqiptare po bëjnë mjaft zhurmë. Është “Dance Albania” në episodin e tij të 8 përballë “Dancing ëith The Stars” për herë të parë në Top Channel.

Ky i fundit prezantohet nga Bora Zemani, e cila ka kërcyer në “Dance ëith Me” 6 vite më parë dhe partner kishte Alban Ramosajn, vëllain e Beatrix (ish e dashura e Donalit në BB VIP).

Edhe pse janë rivale, nëse mund t’i quajmë të tilla, në dy spektaklet më të mëdha të kërcimit, Alketa Vejsiu se ka patur aspak problem ta përmend Bora Zemanin në episodin e kësaj të hëne.

Teksa po numëronte personazhet që kanë gjetur suksesin pas pjesmarrjes në Dance ëith Me, ajo kujtoi edhe Borën.

“Më kujtohet Bora Zemani ka qenë këtu konkurrente dhe i kam thënë që ti do të jesh një nga prezantueset më të mira shqiptare dhe jam shumë e lumtur për të”, shprehet Alketa./albeu.com/