2012-a, rikthimi te spekulimet bankare
Bankierėt u rikthyen nė goditjet e tyre. Edhe pse kėtė herė i kanė tonet mė tė zbutura dhe maskėn e kanė mė tė qeshur, si ajo e Jamie Dimon, shefit tė bankės sė fuqishme “JP Morgan”. Por, nė fakt, ata janė tė njėjtėt. Nuk kanė asnjė ndryshim nga viti 2008">2008. Janė e njėjta sėrė sė cilės kurrė nuk i hyri asnjė gjemb nė kėmbė, edhe pse bota rreth tyre po digjej flakė, janė tė njėjtėt qė nuk morėn asnjė dėnim dhe po kaq tė rrezikshėm e tė pabesė. Duket se mėsimi qė duhet tė kishin marrė nė vitin 2008">2008 nuk u ka vlejtur aspak dhe pėr mė tepėr nuk ua ka prekur as interesat dhe as fitimet. Nė tė dyja brigjet e Atlantikut, dy situata tė rėnda financiare vėnė sėrish nė akuzė tė rėndė njerėzit qė menaxhojnė financat ndėrkombėtare. Nėse Spanja do tė dėshtojė e falimentojė si shtet, kjo do tė ndodhė pėr faj tė bankave tė saj qė janė duke u zhytur pėrditė e mė shumė nė humbje dhe kaos. Madridit iu desh qė tė shtetėzonte me shpejtėsi bankėn e tretė mė tė madhe tė vendit, qė ishte nė prag tė falimentimit (Bankia), por i gjithė sektori i kreditimit ėshtė vėnė nė mėnyrė tė frikshme nėn peshėn e 100 miliardė eurove tė kredive tė kėqija, tė pashlyera, pasojė e flluskės sė pasurive tė patundshme. Europa dhe Angela Merkel vazhdojnė qė t’i bėjnė presion Kryeministrit tė Spanjės pėr tė vazhduar masat e shtrėngimeve financiare dhe shkurtimit tė shpenzimeve, tė cilat nė fakt veēse do tė pėrkeqėsojnė situatėn e recesionit dhe do ta ulnin edhe mė rritjen e ekonomike, si dhe do tė shtojnė papunėsinė. E ndėrkohė qė njerėzit do tė vazhdojnė tė vuajnė mė shumė, e keqja e madhe dhe e vėrtetė qėndron tjetėrkund: te bankat.

Ndėrsa pėrtej Atlantikut, nė Nju Jork, klasa e lartė e botės financiare vazhdon qė tė funksionojė me tė njėjtat mėnyra agresive dhe tė paskrupullta si gjithmonė, sikur tė mos kishte ndodhur aspak kriza e vitit 2008">2008. E nė fakt pėr ta nuk ndodhi, sepse ata gjatė gjithė kohės vetėm fituan dhe njerėzit e thjeshtė ishin ata qė paguan dhe vazhdojnė qė ta bėjnė njė gjė tė tillė. Banka mė e madhe amerikane “JP Morgan Chase”, “ka zbuluar” tė enjten nė darkė “njė vrimė” prej tė paktėn 2 miliardė dollarėsh, qė nė fakt mund tė shndėrrohen nė shumė mė tepėr. Kjo bankė ėshtė njė bankė me shpatulla tė gjera dhe tė fuqishme qė ka qenė mishėrimi i fuqisė sė Wall Street. Edhe pse pati disa reagime negative nė vijim tė njoftimit tė enjten e kaluar, askush deri mė tani nuk e ka lakuar mundėsinė e njė falimentimi tė mundshėm tė saj. Megjithatė kjo ngjarje ėshtė alarmante pėr disa arsye. Nė radhė tė parė, sepse shefi i saj ekzekutiv, Dimon, kishte ndėrtuar pėr veten e tij reputacionin e “bankierit mė tė menēur dhe mė tė fuqishėm” tė Wall Street. Kjo, sepse ai arriti qė tė kalonte “cunamin” e vitit 2008">2008, pa asnjė lloj humbjeje apo tragjedie ndryshe nga shumė banka dhe institucione tė tjera financiare nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės. Madje “JP Morgan” ishte i vetmi kolos i financave amerikane qė nuk pati nevojė qė tė “lypte” para nga taksapaguesit, siē bėnė shumė banka tė tjera. Ndėrkohė kjo bankė thuhet se kėtė humbje e ka pėsuar nga spekulime qė kanė nė thelb operacione financiare tė ndėrlikuara dhe baste pėr dėshtime tė ndryshme. Pėr ata qė janė familjarė me trazirat dhe kaosin e krizės financiare tė vitit 2008">2008, kjo nuk ėshtė aspak njė situatė e re, madje janė fjali dhe terma tė stėrdėgjuara nė atė periudhė dhe nė vitet nė vijim. Pikėrisht nė rrethana tė tilla falimentoi edhe banka e madhe amerikane, gjiganti “Lehman Brothers” dhe kompania mė e madhe e sigurimeve amerikane AIG shkoi deri nė prag tė rrėnimit dhe shpėtoi vetėm falė parave tė taksapaguesve qė u dhanė pėrmes qeverisė federale. Ka edhe njė arsye tjetėr se pėrse njė situatė e tillė me njė bankė tė tillė mund tė konsiderohet me shumė tė drejtė njė situatė alarmante: pėr ēfarė kanė shėrbyer reformat e tregjeve financiare qė supozohet janė bėrė deri mė tani, nėse vazhdohet me tė njėjtat mėnyra funksionimi si para vitit 2008">2008? Sepse gjatė kėtyre katėr viteve tė fundit, ripėrsėritja e situatave tė vjetra ėshtė shndėrruar nė njė rregull loje nė Wall Street dhe nė mbarė botėn e financave. Po si ka mundėsi qė gjithēka funksionon nė praktikė si mė parė, ndėrkohė qė nė letėr diēka e tillė do tė ishte e pamundur, pėr shkak tė ndryshimeve tė bėra? Veēanėrisht nė rastin e “JP Morgan”, bankė e cila pėr shkak tė pėrmasave dhe fuqisė sė saj kolosale duhej, qė sipas rregullave tė reja, tė ishte nėn mbikėqyrjen shumė tė vėmendshme tė autoritetit amerikan tė kontrollit? Pėr hir tė sė vėrtetės ėshtė thėnė se brenda selisė qendrore tė bankės, nė katin e 48, aty ku punon shefi i madh Dimon, nė grataēielėn qė ndodhet nė “Park Avenue”, janė vendosur nė mėnyrė tė pėrhershme 40 inspektorė tė Rezervės Federale tė Nju Jorkut, pra delegatė tė bankės qendrore amerikane qė ka kompetencė tė drejtpėrdrejtė mbi Wall Street. Ata supozohej qė tė vėzhgonin dhe kontrollonin gjithēka qė ndodhte nė bankė. Del se edhe ata nuk kanė parė gjė? E ēfarė mund tė thuash pėr grupim e investitorėve, qė pikėrisht nė zyrėn londineze tė bankės kanė shkaktuar kėtė “vrimė” prej 2 miliardė dollarėsh. Njėri nga njerėzit e fuqishėm tė kėsaj zyre ėshtė shndėrruar tashmė nė njė legjendė. Emri i tij ėshtė Bruno Iksil, dhe nofka qė i kanė vėnė ėshtė “peshkaqeni i Londrės”. Edhe njė profane mund ta imagjinojė se nėn drejtimin e njė “cope” tė tillė punojnė qindra vetė, qindra ekspertė. Por nė fakt nuk funksionon kėshtu. Zyra e investimeve pėrbėhet vetėm nga njė bėrthamė shumė e vogėl njerėzish, rreth 30 veta dhe tė mendosh se nė tė gjithė bankėn punojnė 270 000 vetė. Dhe kulmi arrin kur pėrgjegjėsia e kėsaj zyre dhe misioni i saj ėshtė shmangia e riskut. Pra, me pak fjalė, kjo zyrė duhet qė tė analizojė tėrėsinė e rreziqeve me tė cilat pėrballet banka nė njė moment tė caktuar pėr tė parė mė pas ndikimin e tyre nė tė gjitha aktivitetet globale tė bankės dhe pėr ta mbrojtur kėtė tė fundit nga ēdo lloj incidenti. Dhe nė vend tė kėtij misioni, shefi i zyrės, pikėrisht nė drejtimin e “peshkaqenit” dhe nėn vėzhgimin mirėdashės dhe mbėshtetės tė shefave tė lartė tė menaxhimit tė bankės qė nga Nju Jorku e deri nė Londėr e mė gjerė, vendosi qė tė luajė sėrish “bixhoz” me baste nė shuma tė mėdha, pra duke aplikuar tė njėjtat teknika qė janė pėrdorur deri para krizės dhe qė ēuan sistemin nė kolaps.

Dhe ajo qė duhej tė ishte njėsia qė do tė kontrollonte rreziqet, nė vend qė tė bėnte detyrėn pėr tė cilėn ishte krijuar, nisi tė luante dhe tė merrte pėrsipėr rreziqe shumė tė mėdha, gjithnjė e mė tė mėdha. Nėse nė vitin 2007 portofoli i zyrės sė Londrės ishte 80 miliardė dollarė, pas krize, vitin e kaluar shifra u rrit nė 356 miliardė. Shefi ekzekutiv, Dimon, personalisht e kishte rritur shumė autorizimin pėr tė fituar, apo humbur dhe peshkaqeni i Londrės kishte “carta bianca” pėr tė fituar, apo humbur deri nė 129 milionė dollarė nė ditė. Njė licencė kjo pėr tė vrarė? Dhe me kėtė leje nė xhep, peshkaqeni luajti siē donte dhe me sa tė donte. Por e gjitha kjo gjithmonė me dijeninė e plotė tė shefave tė Nju Jorkut. Dhe kjo ėshtė e rėndėsishme qė tė kuptohet, pra qė nuk kemi rastin e njė punonjėsi qė vepron fshehurazi dhe nė mėnyrė pirateske, por pėr veprime tė koordinuara dhe tė lejuara nga menaxherėt e lartė tė bankės. Jo si nė rastin e “Societe General” dhe drejtuesit tė saj, qė thuhet se pa dijeninė e bankės i solli asaj humbje shumė tė mėdha. Nė rastin e “JP Morgan”, shefi i madh dinte gjithēka dhe kėtė nuk e mohoi as vetė ai nė konferencėn pėr shtyp. Dhe nuk do tė jetė i vetmi qė do tė paguajė pėr kėtė humbje. Sipas gazetės “Wall Street Journal”, nė ditėt nė vijim do tė largohen nga banka edhe tre drejtues tė lartė tė saj.

Pyetja e duhur dhe normale pėr t’u bėrė nė kėtė rast, ėshtė: Ku pėrfunduan rregullat e reja qė u ndėrmorėn nga administrata Obama, nė mėnyrė qė tėrė situata e krizės tė mos pėrsėritej mė? Dhe sipas rregullit, bankat shumė tė mėdha, pra ato qė konsideroheshin si “shumė tė mėdha pėr tė falimentuar”, nuk mund tė spekulojnė mė. Tė paktėn jo me kapitalet e tyre. Mund tė vepronin gjithmonė si ndėrmjetėse pėr klientėt e tyre, por kjo dhe disa operacione tė tjera nuk sjellin rreziqe pėr qėndrueshmėrinė e bankės. Po ēfarė po ndodh realisht? Rregullat shkelen dhe krizat pėrsėriten. Pėr disa ky ėshtė njė fillim i njė krize tė re qė do tė jetė pėrfundimisht rrėnuese pėr Wall Street. (Gazeta Shqip)
Shtuar më 18/05/2012, ora 13:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori
 
Është Obama pa të ishte ndonjë tjetër do t'ia thyeja cadrën kokës!?

Është Obama pa të ishte ndonjë tjetër do t'ia thyeja cadrën kokës!?