Bojkotuan ndeshjen ndaj Rusisë, Lewandwoski: Vendimi i duhur

Pasi federata polake mori qëndrim të prerë, e cila njoftoise nuk dëshiron të luajë ndeshjen për play-off në Kupën e Botës ndaj Rusisë, vjen dhe miratimi i kapitenit të kombëtares Robert Lewandwoski.

“Vendimi i duhur ! Nuk mund ta imagjinoja të luaja një ndeshje kundër Rusisë në një situatë ku vazhdon agresioni i armatosur kundër Ukrainës.

Për këto që po ndodhin nuk janë përgjegjës futbollistët apo tifozët rusë, por ne nuk mun të pretendojmë sikur nuk po ndodh asgjë”, është shprehur sulmuesi polak./ h.ll/albeu.com


Shtuar 26.02.2022 11:34