Berisha -Mustafayev, rritje e bashkëpunimit ekonomik
Kryeministri Berisha priti sot në një takim ministrin e Zhvillimit EkonomikAzerbajxhanit, zotin Shahin Mustafayev. Për kryeministrin kjo vizitë do të shërbejë në thellimin dhe konsolidimin e mëtejshëm të marrëdhënieve mes dy vendeve, veçanërisht në fushën ekonomike, si dhe në nxitjen e investimeve të ndërsjella.


“Mënyra më e mirë e intensifikimit të marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve tona, - u shpreh Kryeministri, - është të ndërtojmë marrëdhëniet ekonomike”.

Berisha e njohu ministrin Mustafayev me potencialet e mëdha që zotëron Shqipëria në fushën e naftës dhe gazit. Më tej, Kryeministri Berisha u ndal në projektin e gazsjellësit Trans - Adriatik (TAP). Kryeministri Berisha, duke cilësuar atë si një projekt tejet të rëndësishëm, theksoi se qeveria shqiptare është e angazhuar të përmbushë çdo detyrim të saj në drejtim të realizimit të këtij projekti.

Nga ana e tij, ministri i Zhvillimit EkonomikAzerbajxhanit, zotin Shahin Mustafayev, e falënderoi Kryeministrin Berisha për mikpritjen dhe i përcolli atij urimet më të përzemërta të Presidentit dhe Kryeministrit të Azerbajxhanit për 100 vjetorin e pavarësisë. Ministri Mustafayev u shpreh për rëndësinë e zhvillimit të vizitave bilaterale ndërmjet dy vendeve, të cilat, sipas tij, shërbejnë për një bashkëpunim më të mirë në ardhmen.

Ministri i Zhvillimit EkonomikAzerbajxhanit i shprehu Kryeministrit Berisha vlerësimet për reformat e ndërmarra në Shqipëri gjatë viteve të fundit dhe zhvillimin infrastrukturor të saj. Mustafayev theksoi rëndësinë e krijimit të një kornize ligjore në mbështetje të biznesit midis Shqipërisë dhe Azerbajxhanit. Gjithashtu, ai u shpreh se pozicioni gjeografik i Shqipërisë është i një rëndësie shumë të madhe për Azerbajxhanin. Ministri Mustafayev tha se për Azerbajxhanin është me interes nxitja e investimeve të ndërsjella dhe krijimi i kushteve sa më të favorshme për kompanitë shqiptare që të investojnë në Azerbajxhan. /albeu.com/
Shtuar më 07/11/2012, ora 16:40

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori