Italia akoma në luftë me COVID-19, mbi 13 mijë raste të reja

Italia vijon të raportojë shifra të larta të personave të infektuar me COVID-19.

Në 24 orët e fundit autoritetet shëndetësore italiane, bëjnë me dije se kanë humbur jetën 344 persona nga COVID-19, teksa janë shënuar 13,385 raste të reja nga 336,336 teste të kryera.

Në Itali në 24 orët e fundit shkalla e pozitivitetit është 4%, nga 3.4% një ditë më parë. Numri i të shëruarve për 24 orë ishte 18,416, ndërsa në total janë 3,4 milionë të shëruar.


Shtuar 28.04.2021 19:44