Holanda ka gjetur edhe golin e dytë dhe të tretë ndaj Maqedonisë së Veriut.
Pasi pjesa e parë u mbyll me rezultatin 1-0 për tulipanët, tashmë të kualifikuar, këtë herë shënuesi ka qenë një tjetër, edhe pse asisti erdhi nga lojtari i Barcelona-s!
Futbollisti i ri i PSG, ish-lojtari i Liverpool, Wijnaldujm, ka realizuar për portokallinjtë e De Boer në “Johan Cruijff Arena” të Amsterdamit.
Pas disa minutash, sërish Wijnaldum ka realizuar edhe golin e dytë personal, ku goditja e Depay u kthye nga portieri maqedonas. Holanda trefishon.