Bëri për spital gruan e tentoi t’ja hidhte policisë italiane, në pranga shqiptari

Policia ka vënë në pranga një shqiptar në Itali pasi akuzohet se ka rrahur partneren e tij.

Sipas medieve italiane, shqiptari i identifikuar si Shpëtim Shehi, pasi rrahu partneren e tij dhe i shkaktoi fraktura në fytyrë, shkoi në políci për të nënshkruar një detyrim që në fakt nuk kishte lidhje me ngjarjen.

Por pasi është kthyer në banesë dhe ka parë ambulancën, të cilën partnerja e tij kishte thirrur për ta mjekuar është acaruar dhe ka filluar të kërcënojë me një thíkë kuzhine.

Autoritetet italiane bënë të mundur mundur arréstimin e 40-vjeçarit.


Shtuar 2.01.2020 18:35