Vangjel Zhapa, njeriu qė ringjalli lėvizjen olimpike nė botėn moderne
Shqiptari i harruar qė e la me testament amanetin “Koka tė mė varroset nė Athinė, trupi nė Shqipėri”.

Nė prag tė Lojėrave Olimpike “Londėr 2012″, nė fshatin Labovė tė Komunės Odrie nė rrethin e Gjirokastrės ėshtė ndezur Flaka Olimpike pėr tė pėrkujtuar rilindėsin e Lojėrave Olimpike, bamirėsin dhe filantropin e njohur shqiptar, Vangjel Zhapa.

Flaka Olimpike ėshtė marrė prej njė grupi tė lėvizjes olimpike nga rrėnojat e qytetit antik 2300-vjeēar tė Antigonesė. Nė vijim tė traditės olimpike qė simboli i saj, flaka olimpike, duhet tė ndizet nė njė vend historik dhe nė respekt tė themeluesit dhe donatorit tė parė tė Lojėrave Olimpike moderne flaka simbolike u pėrcoll pėr nė rrėnojat e shtėpisė nė vendlindje nė fshatin Labovė e Odries dhe qė pėr ndėr tė tij prej mė shumė se 100 vjet ka marrė emrin Labova e Zhapės.

Tė harruara pėr mė shumė se 1500 vjet Lojėrat Antike Olimpike u rikthyen, apo rizgjuan nga harresa shekullore, nga filantropi shqiptar, Vangjel Zhapa, pasuria e tė cilit mbėshtetur nė testamentin e Zhapės, administrohet edhe sot nga njė fondacion nė Athinė i njohur si Fondacioni i Zhapės.

Kreu i shoqatės ODRIA pohon se Komiteti Olimpik i Greqisė dhe Komiteti Olimpik Botėror, nuk iu pėrgjigjėn kėrkesės sė tyre qė flaka simbolike pėr ēeljen e Lojėrave Olimpike tė Londrės, duke u nisur si tradicionalisht nga Athina, tė kalonte edhe nė vendlindjen e kėtij shqiptari tė njohur pėr kontributin e tij nė ringjalljen e lėvizjes olimpike nė botė, pra nė Labovėn e Zhapės dhe mė pas tė mbėrrinte nė Londėr.

Por, me sa duket edhe Komiteti Olimpik Shqiptar ka pėrgjegjėsinė e tij pse ka heshtur dhe po hesht pėr kėtė fakt historik.

Lidhur me kėtė, vetė kreu i shoqatės kulturore “Odria”, Thanas Meksi thotė se: “Ne si shoqatė e vendlindjes sė Vangjel Zhapės kėrkuam qė flaka simbolike olimpike qė u ndez nė Olimpia tė Greqisė tė vinte edhe nė fshatin e tij tė lindjes. Nuk jam i sigurt se ēfarė ndodhi qė Komiteti Olimpik Grek dhe ai botėror e nisėn stafetėn e Flakės Olimpike nga Athina drejtpėrdrejt nė Londėr. Kėto janė probleme tė forumeve ndėrkombėtare dhe tė shteteve. Por ne menduam qė me kėtė ndezje dhe stafetė simbolike qė bėmė, duke e marrė flakėn nga Antigoneja e lashtė, synojmė tė sensibilizojmė opinionin kombėtar, rajonal dhe ndėrkombėtar pėr tė mos harruar se ky personalitet me kontribut nė ringjalljen e lėvizjes olimpike nė botė ka lindur kėtu nė Labovėn e tij tė Zhapės”.

Vangjel Zhapa, ky bamirės i madh me kontribute nė Greqi, Rumani, Bullgari, pak ėshtė i njohur dhe i vlerėsuar nė vendlindjen e tij nė Shqipėri. Ndonėse ai ėshtė rilindėsi i lojėrave olimpike antike apo ndryshe themeluesi i Lojėrave Olimpike Moderne, njėkohėsisht ai ėshtė edhe njė rilindės i kulturės shqiptare, pasi nė testamentin e tij historik ka njė numėr tė madh kushtesh pėr zhvillimin e arsimit nė Labovė dhe nė tė gjithė krahinėn e Rrėzės sė Odries. Sikurse ėshtė bėrė e ditur nga mediat gjatė fushatave promocionale olimpike prej kohėsh statusin e themeluesit ia kanė atribuuar e trashėguar padrejtėsisht vetėm njė filantropi francez, ndėrkohė qė faktet historike flasin ndryshe. Ka qenė njė dualitet kontributesh, por qė pėr shkak tė heshtjes se pamotivuar edhe nga atdheu i Zhapės, sa duket ka lėnė nė heshtje tė plotė themeluesin dhe sponsorin e vėrtetė tė Lojėrave Olimpike Moderne labovitin e shquar, Vangjel Zhapa.

Mirėpo siē ndodh shpesh, atė qė nuk e bėjnė qeveritė dhe institucionet e bėjnė vetė njerėzit e thjeshtė. Nė fshatin e tij tė lindjes, pishtarin olimpik e mbajti ish-futbollisti i njohur labotit, Kristaq Ciko. Shoqėruar nga fėmijė dhe qindra banorė tė zonės, flaka olimpike u pėrcoll nė pishtarin e vendosur nė oborrin e kishės sė fshatit qė ka emrin e nėnės sė tij “Papandia”, pranė sė cilės ndodhet varri dhe prehen eshtrat e Vangjel Zhapės dhe bashkėpunėtorit dhe kushėririt tė tij tė parė, Konstandin Zhapa.

Sipas burimeve historike serioze, nė vitin 1856, Vangjel Zhapa i drejton mbretit tė Greqisė njė propozim, pėr rilindjen e olimpizmit modern nė djepin e vjetėr tė origjinės sė tyre nė Greqi. Sipas kėtyre burimeve, Zhapa dha si dhuratė 3000 napolona flori dhe 400 aksione qė posedonte nė njė shoqėri lundrimi nė Rumani. Mbreti Othon, nė gusht 1856 publikon dekretin mbretėror ku mishėrohet edhe konkretizimi i nismės sė bamirėsit labovit, ndėrkohė qė nė nėntor tė vitit 1859, realizohet ēelja e parė e manifestimeve olimpike moderne.

Vangjel Zhapa njihet si njė ndėr ballkanasit qė nė atmosferėn e marrėdhėnieve feudale qė mbizotėronin nė gadishull ai pėrqafoi marrėdhėniet kapitaliste dhe vuri njė pasuri tė madhe. Aktiviteti i tij ekonomik shtrihet nė disa shtete ballkanike si nė atė tė Rumanisė, Greqisė, Shqipėrisė, Bullgarisė dhe Turqisė. Me gjithė kontributin e madh nė zhvillimin kulturor shqiptar, grek, rumun, bullgar dhe turk, pėr periudhėn kur jetoi e zhvilloi aktivitetin e tij ekonomik, kulturor dhe bamirės, filantropi Zhapa nuk ka marrė asnjė vend nė mesin e personaliteteve tė vendit tė tij tė origjinės nė Shqipėri. Mandej edhe shtėpia e tij nė qendėr tė Labovės, njė vepėr e pėrkryer arkitekturore, ėshtė lėnė krejt e braktisur. Kreu i Komunės sė Odries, Kristaq Zharkalli, lidhur me kėtė monument thotė se “Ėshtė njė vepėr monumentale e braktisur nga tė gjitha qeveritė qė janė ndėrruar njėra pas tjetrės, qė nga koha e qeverisė sė diktaturės. “Askujt nuk i kishte shkuar nėpėr mendje pėr ta vlerėsuar kėtė vepėr monumentale. Meqenėse ėshtė edhe 100-vjetori i themelimit tė shtetit shqiptar dhe po bėhet njė farė pune pėr vlerėsimin e figurave historike, ndoshta i pari qė duhej tė renditej nė vlerėsimin e jetės dhe tė kontributit qė ka dhėnė pėr vendin e tij, ėshtė edhe Vangjel Zhapa dhe gjėja me e pakėt qė mund tė bėhej do tė ishte kontributi pėr restaurimin e kėsaj vepre, me rėndėsi historike, kulturore, muzeore dhe turistike”.

Mėsojmė se vetėm ish-shkolla nė mes tė fshatit qė ka qenė ndėrtuar prej Zhapės dhe ka shėrbyer si shkollė e parė shqipe para mė shumė se 120 vjetėve ėshtė shpallur monument kulture. “Ndėrkohė qė ėshtė fakt i njohur historik qė Vangjel Zhapa meriton tė kujtohet pėr ēeljen e mė shumė se 120 shkollave brenda territorit shqiptar, ku mėsohej krahas greqishtes edhe shqipja. Ndėrkaq, emri i tij nderohet nė nivel europian mes filantropėve mė tė mėdhenj tė tė gjitha kohėrave”, thotė mėsuesi veteran, Aleks Zhapa, pasardhės i fisit tė Vangjel Zhapės. Testamenti i njohur i V. Zhapės me njė sėrė amendamentesh ėshtė respektuar deri pak vite pas ēlirimit, mė pas gjithēka u harrua.

Interesimit tė bashkėfshatarėve dhe shoqatės ende i pėrgjigjet me heshtje, ndėrkohė qė me pasurinė e tij tė administruar me testament nė Greqi bėhen ende investime veēanėrisht nė fushėn e bursave, nė fushėn e arsimit dhe tė kulturės. “Vangjel Zhapa dhe sivėllai i tij, Konstandini, kanė qenė njerėz tė veēantė, kapitalistė, ekonomistė dhe biznesmenė tė suksesshėm qė arritėn tė ndėrtonin vetėm me punėn, mendjen dhe kapitale e tyre pėrrallore, vepra qė i shėrbyen gjithė njerėzimit. Janė bėrė pėrpjekje pėr ta zbatuar testamentin e tij, por edhe kėtu si kudo mungon interesimi i bazės kryesore, pra nė rruge zyrtare”, thotė njė tjetėr pasardhės i fisit Zhapa.

Disa nga pikat e testamentit tė tij pėrfshinin pa dyshim vėmendje dhe investime pėr fshatin e tij tė lindjes, Labovėn, thotė Koēo Lani, banori mė i vjetėr i Labovės.

Sipas plakut tė moēėm, Koēo Lani, nė kėtė testament pėrfshihej: “Ngritja e shkollės, rroga e arsimtarėve, pagesa e librave tė nxėnėsve, rroga e punonjėsit fetar tė kishės, mirėmbajtja e rrugėve dhe shėrbimi mjekėsor. Por ajo qė ėshtė porosia mė interesante brenda kėtij testamenti ishte njė pikeė qė kishte tė bėnte me dhėnien e prikės pėr martesė pėr tė gjitha vajzat jetime nga nėna ose babai, prikė kjo qė sipas testamentit shkonte deri nė 100 napolona flori”. Interesante sipas tij ishte edhe njė porosi tjetėr e kėtij testamenti qė kishte tė bėnte me vete atė pas vdekjes.

”Zhapa ėshtė shqiptari i dytė i njohur nė histori qė trupi i prehet nė dy shtete. I pari ishte Ali Pashė Tepelena, por vendimi pėr tė u mor nga Sulltani, i cili kokėn e Pashait e kėrkoi nė Stamboll dhe trupi u la nė Janinė. Ndėrsa Vangjel Zhapa, ky shqiptar i harruar, e la me testament qė koka t’i varrosej nė Athinė dhe trupi nė vendlindje, Labovė”, pėrfundon rrėfimet xha Koēoja. Sidoqoftė vetėm ēėshtja e dinjitetit tė tij, pėr kontributin nė ringjalljen e Lojėrave Olimpike Antike ende vijon tė mbetet pezull pėr shkak tė indiferencave tė pamotivuara nga tė gjithė.(Shqip)
Shtuar më 15/06/2012, ora 16:49
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori
 
Për të tretin vit radhazi, kancelarja gjermane Angela Merkel renditet në krye të listës së femrave me më shumë ndikim në botë.

Për të tretin vit radhazi, kancelarja gjermane Angela Merkel renditet në krye të listës së femrave me më shumë ndikim në botë.