Kriza nga koronavirusi mund të rikthejë Ronaldon në “Bernabeu”

Sipas disa raportimeve, Juventusi është i gatshëm të heqë dorë nga shërbimet e Cristiano Ronaldos për në cmim surprizë.

Sipas Corriere dello Sport, Juventus do të ishin në gjendje të pranonin një ofertë prej 50 milionë funte për portugezin, me Real Madridit që ka interes për ta rikthyer në skuadër.

Përhapja e COVID-19 ka shkaktuar probleme të mëdha në botën sportive, dhe shumë klube janë duke u ballafaquar me telashe të shkaku i pagave të larta të futbollistëve.

Cristiano Ronaldo fiton 31 milionë euro në sezon te Juventus, dhe pas COVID-19, i cili nuk dihet se kur do të përfundojë, do të jetë sfidë jo e lehtë për të paguar këtë pagë.


Shtuar 8.04.2020 07:08