COVID-19 hyn në Komisariatin e Elbasanit, dy efektivë të infektuar

Një tjetër pjestar i Shqiponjave është konfirmuar me COVID-19 në Komisariatin e Policisë në Elbasan.

Gjithashtu edhe një efektiv i policisë rrugore në Gramsh është infektuar duke e cuar kështu numrin e efektivëve të prekur.

Ndërkohë të infektuarit ndodhen të vetkarantinuar në banesat e tyre.

Nuk bëhet e ditur se si mund të jenë infektuar dy efektivët e bluve të Elbasanit.


Shtuar 7.09.2020 12:50