Trupi i pajetë i Hasan Prishtinës në morgun e Selanikut (FOTO LAJM)

Vrasësi Ibrahim Çelo
Hasan Prishtina
Historiani Arben Llalla ka publikuar një fotografi të vjetër, ku shfaqet trupi i pajetë i Hasan Prishtinës në morgun e Selanikut në Greqi.

Sipas Llallës, fotoja i përket datës 13 gusht 1933 dhe është zbuluar mes një libri në bibliotekën e Studimeve Ballkanike në Selanik në vitin 2000, raporton Portali Albeu.

Hasan Prishtina u vra më 13 gusht 1933 në Selanik nga një "mik" i tij, Ibrahim Çelo. Për vrasjen e tij është akuzuar edhe ish mbreti Ahmet Zogu.

Në vitin 1977, eshtrat e tij u sollën nga Selaniku në Shqipëri. /albeu.com/
Shtuar më 14/08/2015, ora 15:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori