I biri i bën “gjëmën” Jona Spahiut, moderatorja tregon episodin komik në pushime (FOTO LAJM)

Ditët e fundit, moderatorja e njohur Jona Spahiu ka shijuar pushimet e saj jashtë vendit, pranë bashkëshortit, djalit dhe familjarëve të tjerë.

Ajo ka ndarë momente të ndryshme, duke treguar se po kalonte shumë mirë.

Mirëpo kur me pushime të shoqëron djali i vogël, jo çdo gjë shkon si duhet. Jona ka treguar një episod komik me Raiden.

I vogli ka hedhur në ujë telefonin e mamit dhe Jona nuk ka publikuar më foto.

“Raiden vendosi t’i bënte një zhytje spektakolare në pishinë telefonit tim dhe ja ku janë fotot e papostuara të tre ditëve”, shkruan moderatorja.

Postimi i saj ka shkaktuar shumë të qeshura, por gjithashtu Jona ka marrē komplimente të shumta për pamjen e saj.


Shtuar 6.09.2020 09:10