A do të jetë kjo fanella e Inter-it për sezonin 22/23? Footyheadlines “prish” planet e klubit (FOTO LAJM)

Faqja Footyheadlines.com njihet për “prishjen” e surprizave për fansat. Ata shpesh publikojnë nëpër rrjetet sociale fanellat e ekipeve ende pa u zyrtarizuar nga klubi. Sezonin e kaluar ata publikuan fanellat e Inter-it dhe në fund rezultuan se ato ishin zyrtaret që do të përdoreshin nga klubi zikaltër.

Këtë herë e kanë përsëritur këtë gjë duke bërë publike fanellën kryesore të mundshme të Inter-it për sezonin 2022/2023. Në fotot e mëposhtme duken vijat e zeza dhe blu më të gjëra se zakonisht duke sjellë një kthim mbrapa në kohë kur përdoreshin dikur nga Interi. Vihet re dhe jaka e zgjatur dhe e ngushtë ku do t’i japë një sy më modern, ndryshe nga çfarë kemi parë këto vite.

A do të jetë apo jo kjo fanella e Inter-it zyrtare, nuk e dimë por presim të konfirmohet në të ardhmen e afërt./ h.ll/albeu.com


Shtuar 24.12.2021 17:29