Aksident në Peqin, e pëson 25-vjeçari

Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Peqin-Hasmashaj.

Burime nga policia bëjnë me dije se motomjeti tip “Honda” me drejtues shtetasin H. Zh., 25 vjeç, është përplasur me mjetin tip “Ford”, me drejtues shtetasin , O. Zh., 30 vjeç.

Si pasojë e përplasjeës është dëmtuar shoferi i motomjetit, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i Policisë:

Më datë 12.12.2021, rreth orës 16 : 20., në aksin rrugor rural Peqin – Hasmashaj, motomjeti tip “Honda” me drejtues shtetasin H. Zh., 25 vjeç, është përplasur me mjetin tip “Ford”, me drejtues shtetasin , O. Zh., 30 vjeç.

Për pasojë është dëmtuar shoferi i motomjetit shtetasi H. Zh., i cili  ndodhet në spitalin rajonal  Elbasan, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./albeu.com/


Shtuar 12.12.2021 17:36