Ish-bashkëshortja mban akoma pikturat e Ramës në shtëpi, flet për herë të parë për Lindën (FOTO LAJM)

Gjithomë larg syve të publikut, ish-bashkëshortja e kryeminstrit është rrëfyer për herë të parë publikisht për jetën e saj private.

Matilda Makoçi tregoi se hoqi dorë nga karriera e saj për t’iu përkushtuar totalisht të birit, Gregor Ramës, ndërsa ka rrëfyer më tej edhe marrëdhënien e saj me të.

Gjithashtu, aktorja ka folur edhe për marrëdhënien e të birit me të atin, Edi Ramën dhe bashkëshorten e tij, Lindën.

“Shoqërohej, domethënë flinte atje me ata dhe tani shkon shpesh. Tani e kishin marrë për pas tërmetit ndenji ca ditë atje në shtëpinë e tyre, por do rehatinë e vet, nuk është se do të rrijë një vend, ose të shkojë tek baba e vet, edhe për konjukturë për të thënë që është me babën ose kështu.

Por nuk e bën, rri vetëm , i pëlqen shumë, ia del, i përballon gjërat me mundësitë e veta, me miqtë e vet, e ndihmon dhe gruaja e Edit, është grua shumë e mirë.”- ka treguar aktorja.

Gjithashtu, Makoçi tregoi se ka bërë një jetë të thjeshtë dhe i marrë të gjitha kënaqësitë e saj sipas fazave të jetës.

“Jeta ime ka qenë e thjeshtë, nuk është ndonjë jetë me tensione të mëdha me emocione të papërmbajtshme, i kam marrë kënaqësitë që vajzë, që në shkollë që me djalin dhe tani me kete mundësi jetese. Nuk kam pakënaqsi, e mira nuk ka fund, por nuk jam e pakënaqur.”- ka rrëfyer ajo.

Matilda Makoçi ishte një prej aktoreve më të njohura të kinematografisë shqiptare në vitet ’80-’90, ndërsa tashmë jeton në një apartament me prindërit e saj në Tiranë.


Shtuar 3.02.2020 09:28