Presidenti i FIFA: Kampionati Evropian në pikëpyetje, shkak koronavirusi

Presidenti i FIFA, Gianni Infantino, ka bërë të ditur se Kampionati Evropian 2020 është në pikëpyetje.Coronavirusi është shqetësimi kryesor aktualisht, dhe tema që po zë vend kryesor në të gjitha mediet botërore.

Vende si Italia, Gjermania, Zvicra e shumë të tjera në Evropë, janë duke u përballur me Coronavirusin dhe frikën e madhe nga ky virus.

Në gjithë këtë situatë alarmante, disa fjalë ka thënë edhe Infantino, presidenti i FIFA, i cili ka vënë në pikëpyetje Kampionatin Evropian 2020.“Nuk mund të përjashtojmë mundësinë për të anuluar Euro 2020” ka thënë Infantino, bën të ditur ‘Sky Sports’, transmeton lajmi.net.

“Personalisht, mendoj se nuk duhet bërë panikë. Nuk jam i shqetësuar, por ne duhet shqyrtuar seriozisht situatën. Shpresojmë të mos shkojmë në suspendimin e evenimenteve globale” ka shtuar presidenti i FIFA.

Fjalët e Infantino thuhet të vijnë nga takimi i FIFA dhe UEFA në Amsterdam.


Shtuar 2.03.2020 17:36