Ylli i Tottenhamit mbërrin në kampin ushtarak në Korenë e Jugut

Sulmuesi i Tottenhamit, Heung-Min Son, ka vendosur që të filloj stërvitjen e tij ushtarake në Korenë e Jugut këtë javë.

Ai është fotografuar në njërin nga kampet e ushtrisë të Koresë Jugore.

27-vjeqari ishte liruar nga shërbimi normal ushtarak për dy vite në Korenë e Jugut të cilin burrat e këtij vendi e kanë obligim që ta kryejnë , për shkak se ai ndihmoi vendin e tij të fitonte në Lojërat Aziatike 2018.

Këtë vendim lojtari e ka marrë pasi që Premierliga është në pauzë.

Koreani do të përfundojë një kurs trajnimi të reduktuar për tre javë dhe sipas fotografimeve të publikuara nga gazeta e njohur “Mirror” ai ka mbërritur në ishullin jugor për të filluar përgatitjet.


Shtuar 20.04.2020 12:22