Rumania synon tė bllokojė blerjen e tokės nga tė huajt
Pëlqej
Abonohu pėr lajmet me e-mail:
E-maili juaj:      Tani, kontrolloni e-mailin tuaj dhe konfirmoni abonimin!
Ministri Rumun i Bujqėsisė deklaroi se vendi i tij duhet tė bėjė pėrpjekje pėr tė ndaluar blerjen e tokės bujqėsore nga tė huajt edhe pas vitit tė ardhshėm, kur sipas marrėveshjes sė anėtarėsimit nė Bashkimin Europian, duhet tė hiqen tė gjitha kufizimet.

“Rumania do tė pėrpiqet tė bllokojė tė huajt qė dėshirojnė tė blejnė tokė kėtu edhe pas vitit 2013, kur supozohet se ne duhet tė hapim kėtė treg,” tha Stelian Fuia. “Ne e dimė se shanset pėr sukses nė kėtė nismė nuk janė shumė tė mėdha, por kjo nuk do tė thotė se nuk do ta provojmė,” shtoi ai.

Kėshilltari i presidentit pėr bujqėsinė Valeriu Steriu mbajti tė njėjtin qėndrim, por shprehu mė shumė optimizėm. “Ne do tė kėrkojmė qė embargoja ekzistuse tė shtyhet pėr sė paku edhe dy vjet pėr tė shpėtuar vendin nga njė valė blerėsish tė huaj qė dėshirojnė ēmime tė ulėta e qė mund tė vėnė nėn kontroll tė gjithė bujqėsinė,” deklaroi ai.

Rumania ėshtė njė vend me densitet tė ulėt popullsie, me tokė pjellore dhe tė pėrshtatshme pėr bujqėsi si dhe me ekonomi relativisht tė varfėr. Tė huajt aktualisht ndalohen tė blejnė tokė, e cila ėshtė shitur nė tė shkuarėn pėr ēmime qė kanė variuar nga 100 nė 2000 euro pėr hektar. Por tė huajt kanė gjetur gjithashtu mekanizma ligjor pėr tė shmangur embargon dhe tashmė janė pronarė nė rreth 700 mijė hektarė, ose 8.5 pėr qind tė tė gjithė sipėrfaqes bujqėsore tė vendit. Italianėt zėnė vendin e parė nė listėn e kombėsive tė blerėsve tė huaj.
(Gazeta-Shqip)
Shtuar më 16/03/2012, ora 18:33
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori
 
Mijėra besimtarė myslimanė duke falur namazin e Fitėr Bajramit nė bulevardin

Mijėra besimtarė myslimanė duke falur namazin e Fitėr Bajramit nė bulevardin "Dėshmorėt e Kombit", Tiranė.

.