Rrethimi i Shkodrës në artin evropian

Rrethimi i Shkodrës është një ngjarje që e kapërceu jehonën lokale të saj. Ai ishte një epilog i dhimbshëm i një lufte të gjatë Veneto-Otomane, 1463-1479 midis Perëndimit dhe Lindjes, Venedikut dhe Perandorisë Otomane, shqiptarëve dhe osmanëve. Historiani mesjetarist Franc Babbingier e ka quajtur rrethimin si “një nga episode më të shquara në luftën midis Perëndimit dhe Gjysëm hënës”, shkruan historiani Dorian Koçi .

Një numër shumë i vogël prej 1600 burrash shqiptarë dhe italianë dhe një numër i vogël grash përballuan një ushtri që burimet ndoshta në mënyrë të eksagjeruar thonë se ishin 350.000 me në krye vet Sulltan Mehmetin e II. Fundi i kësaj beteje dihet dhe është shumë i trishtë, por si një betejë epike ajo tërhoqi vëmendjen e artit evropian të kohësh që ishte si të thuash “media e kohës”.

Kështu piktura e parë është vepër e piktorit Paolo Veronezi në 1585, pikturë e cila ndodhet në Pallatin e Dozhit të Venedikut kurse e dyta e një gravurë e vitit 1860 e Giuseppe Lorenco Gateri , ku ngjarja ende vazhdonte te terhiqte vemendjen e artit europian. Siç duket Arbëria kish “vdekur” politikisht por jetonte kulturialisht në sallonet e mendimin Evropës. /Albeu.com/
Shtuar më 04/11/2015, ora 23:55

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori