Rauf Denktash, Zoti i Luftės nė ishullin e Afėrditės
Bash nė bregun afėr Paphos-it nė Qipron jugperėndimore, perėndesha Afėrditė u ngrit yllėsore nga shkuma e detit pėr tė shpėrndarė gjithkund kumtin e saj pėr harmoni dhe dashuri. Sa ironike qė pikėrisht ky vend nė breg tė detit solli nė jetė Rauf Denktashin, tė shkurtėr, trashaluq e tė patundur si njė shkėmb, me njė portret qė i bėhej kundėrshtar ēdo zgjidhjeje harmonike mbi qeverisjen e ishullit, nėse nuk pėrkonte me kushtet e tij.

Kushtet e tij ishin tė thjeshta. Qiproja veriore turke, e cila zinte pak a shumė njė tė tretėn e ishullit, e zbrazur nga banorėt grekė, duhej tė ishte njė republikė njėsoj e pavarur si edhe pjesa greke, shumė mė e madhe se ajo, dhe duhej tė njihej nga bota. Fakti qė nuk u bė kurrė e tillė, pėrjashto nė sytė e Turqisė, nuk ishte si pasojė e mungesės sė dėshirės apo pėrpjekjeve nga ana e tij. Pas dy dekadash si zėdhėnėsi kryesor e dredharak dhe negociatori kokėfortė i Qipros turke, ai deklaroi, nė nėntor tė vitit 1983, pavarėsinė e njėanshme dhe e udhėhoqi i vetėm pėr 22 vitet e ardhshme.

Megjithėse formalisht ai e pranoi idenė e njė federate tė ēlirėt, njė pakt me dy shtete ishte dėshira e tij mbytėse. Vizitorėt nė pallatin e tij presidencial, tė ngazėllyer nga mirėsjellja, aparati fotografik qė fiksonte ēdo takim dhe kanarinat e ėmbla qė i kėndonin nė zyrė, merrnin gjithashtu leksione tė gjata pėr masakrat e qipriotėve grekė mbi ata turq nė periudhėn 1963-1974. Tė dėrguarit e huaj, pėrfshirė tė shkėlqyerin Richard Holbrooke, nė vitin 1998, pėrcilleshin me zukama nė veshė. As njė periudhė problemesh kardiake nė vitin 2002 nuk e ndali nė kundėrshtimin e tij pėr njė marrėveshje tė kujdesshme pėr Qipron (‘diabolike’, sipas tij) tė hartuar nga Kofi Annan, asokohe shef i OKB-sė.

Ajo qė ai, ashtu si shumė grekė radikalė- nuk pėlqente nė skema tė tilla ishte, sė pari, prezumimi i njė kombi qipriot. Nuk ekzistonte njė gjė e tillė. Gomerė qipriotė, po. Zakone tė caktuara qipriote si pėr shembull i parapėlqyeri prej tij, zhytja e ėmbėlsirave nė konjak, po. Pėrndryshe, thoshte ai, ishulli pėrbėhej nga turq e grekė qė jetonin ngjitur e ngjitur. Ata kishin bashkėjetuar kėshtu qysh me mbėrritjen e osmanėve nė vitin 1571, si komunitete tė ndara me gjuhė tė ndryshme. Turqit ishin muslimanė sunitė, grekėt tė krishterė ortodoksė. Nė djalėri ai kish lozur me grekėt, por shpejt mėsoi tė mos u zinte besė. Siē edhe ata atij. Mund tė vinin nė skenė momente dashurie, siē ndodhi kur Glafcos Clerides, cuounterpart-i i tij nė anėn qipriote greke dhe njė rival i vjetėr i sallave tė gjyqeve, bėri shaka dhe hėngri supė me tė nė vitin 2001. Por ai i njihte thellė nė shpirt.

Thellė nė zemrėn e grekėve, thoshte ai, ishte dėshira e kolonizimit tė turqve, ose mė keq ende. Tė pakėnaqur me trajtimin e tyre si tė nėnshtruar dhe shfuqizimin e tė drejtave tė barabarta, grekėt kishin si qėllim t’i pėrzinin nga ishulli dhe mė pas tė bashkoheshin me Greqinė. Arkipeshkvi Makarios, udhėheqėsi i tyre, dhe gueriljet e kishin kėrkuar kėtė prej vitesh para se, pa ndonjė dėshirė, tė bėnin kompromis. Si jurist i mprehtė dhe i trajnuar nė Londėr, nė vitet ’50 Denktash kishte qenė nė anėn e akuzės kundėr grekėve tė pėrzier nė tregti eksplozivėsh. Ai nuk dyshonte se, megjithėse ata po luftonin kundėr britanikėve qė asokohe sundonin Qipron, targeti i tyre pėrfundimtar ishin patriotėt e tij turq. Nėse enosis (bashkimi) materializohej ndonjėherė, shkruante ai, qipriotėt turq do tė fikeshin si qirinjtė nė stuhi.

Shpresa e vetme e tyre ishte shtimi i qėndresės, ndarja dhe ndihma nga Turqia. Denktash e mbante veten si tė pavarur dhe ai merrte tė gjitha vendimet nė rripin e tij tė ngushtė tė tokės ishullore. Por u desh njė pushtim turk nė vitin 1974, si reagim ndaj njė puci tė dėshtuar grek, qė i lejoi komunitetit tė tij tė konsolidonte zotėrimet e veta territoriale; ishte ndihma turke rreth 500 milionė dollarė nė vit qė i mundėsoi shtetthit tė tij tė mbijetojė; dhe ishte prania e 30 mijė trupave turke, qė e kthyen Qipron veriore nė njė kamp ushtarak, qė e bėnin atė tė ndihej i sigurt. Nga pishina e vilės sė tij nė ishullin e Gjarprit, ishte Turqia nė bregun tjetėr qė ia mundėsonte indulgjencėn.

Nga fundvitet ’50 ai furnizonte me informacione Ankaranė rreth gueriljeve greke dhe mė pas tė gjitha qėndrimet e tij nėpėr negociata kalonin nga Ankaraja. Prej kėtej, pjesėrisht vinte edhe siguria e tij shkėmbore. Pati edhe mosmarrėveshje: nė veēanti rreth ėndrrės sė Turqisė pėr t’iu bashkuar Bashkimit Europian, tė cilin Denktash-i urrente, sepse BE kėmbėngulte nė njohjen vetėm tė pjesės greko-qipriote tė ishullit, e cila ishte bėrė pjesė e klubit nė vitin 2004. Por ai nuk e mbante sekret faktin se, nėse Qiproja i duhej bashkuar njė vendi tjetėr, ky duhet tė ishte Turqia, sepse, arsyetonte ai, Turqia e kish patur pronė tė vetėn dikur, ndėrsa grekėt, qė nga koha e Homerit e kėtej, vetėm sa kishin banuar aty.

Ndėrsa koha kalonte, Denktash-i nuk ishte mė i parapėlqyeri i popullit tė vet. Ai fitoi mandatin e tretė si President nė vitin 1995 vetėm nė raundin e dytė. Pavarėsisht rrufeve tė tij, turko-qipriotėt votuan pėr planin e Annanit, megjithėse greko-qipriotėt bėnė tė kundėrtėn. Veriorėt e pėlqenin idenė e anėtarėsimit nė BE dhe si rrjedhim devijimin e fluksit tė turizmit dhe zhvillimit qė kishte kapluar jugun. Nė disa vende kufijtė me tela me gjemba ndėrmjet dy komuniteteve filluan tė hiqeshin.

‘Problemi qipriot’ sidoqoftė mbeti dhe mbetet. Denktash, pėr sa kohė mori frymė, ishte simboli i kėtij problemi. /mapo/
Shtuar më 22/01/2012, ora 14:39
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori
 
Cili ka qënë sukesi më i madh i Kombëtares shqiptare?
20%
20%
20%
20%
20%
 
FOTO E DITES: Kujdes Nard Ndoka se po të vjen një konkurrent i fuqishëm ... :)

FOTO E DITES: Kujdes Nard Ndoka se po të vjen një konkurrent i fuqishëm ... :)