Për bamirësi, Jennifer Aniston nxjerr në ankand fotot e saj nudo (FOTO LAJM)

Jennifer Aniston është dakordësuar me fotografin Mark Seliger për të nxjerrë në shitje në një ankand në foto nudo të aktores, paratë nga shitja e së cilës do të shkojnë për bamirësi.

51 vjeçarja thotë se është shumë e emocionuar që fotografia e saj në bardhë e zi do të dalë në shitje dhe për më tepër që paratë do të shkojnë për bamirësi për një kauzë të rëndësishme.

Fotoja ikonike është realizuar në vitin 1995, ku Jennifer ka qënë totalisht nudo përpara fotografit dhe foto nuk është e manipuluar.

Por Mark u mundua që foto të mos keqkuptohet e keqinterpretohet ndaj vendosi që në foto, Jennifer në atë kohë vetëm 26 vjeçe, të mbulonte pjesët intime.

100% e parave që do të sigurohen nga shitja, do të shkojnë për NAFClinics, organizatë që siguron testime falas për koronavirus dhe shërbim mjekësor falas. Bashkë me portretin e saj, në ankand do dalin edhe portrete të aktorëve Leonardo Di Caprio, Snoop Dogg apo edhe Dr. Dree e Billie Eilish.


Shtuar 3.06.2020 07:04