QINDRA TË VRARË/ Emrat dhe qytetet, bandat kriminale më të rrezikshme në Shqipëri (FOTO LAJM)

Banda e “Mandelës”

Mbi këtë bandë rëndojnë të paktën 13 krime të rënda. Këto të fundit janë kryera në zonën e Elbasanit gjatë periudhës së trazirave të mars-qershorit ’97. Nëntë pjesëtarët e kësaj bande janë arrestuar dhe gjykohen nga gjykata e Elbasanit. Kapoja i bandës, Eduard Peqini, me pseudonim Mandela, bashkë me katër të tjerë, janë larguar jashtë vendit në vjeshtën e ’97-ës, por edhe ata do të gjykohen në mungesë.
Mbi ta rëndojnë akuzat më të rënda, vrasje, grabitje, përdhunime, trafik droge, armësh e qenie njerëzore deri dhe terrorizëm. Kanë ekzekutuar me dhjetëra njerëz, armiq dhe miq të tyre, por edhe punonjës policie.

Disa nga anëtarët e këtyre bandave janë të arrestuar dhe kanë marrë dënimin nga gjykatat shqiptare, shkruan Albeu.com.

Të tjerë vuajnë dënimet në burgjet e huaja dhe disa janë ende në kërkim nga policia shqiptare.

I vetmi detaj që i bashkon këta kriminelë dhe bandat që i drejtuan apo i udhëheqin ende me dorë të hekurt është se shumë prej tyre u themeluan në 1997-ën, gati 20 vite më parë kur shteti pothuajse nuk ekzistonte.

Në galerinë e mësipërme, albeu.com ka radhitur disa nga grupet më të rrezikshme që kanë shkaktuar qindra viktimave përgjatë 20 viteve më të turbullta të Shqipërisë. /albeu.com/

Shtuar më 20/06/2019, ora 16:06

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori