Pushto Ushtrinė: Aktivistėt luftojnė pėr kazermat e rrėnuara tė Ballkanit
Pëlqej
Abonohu pėr lajmet me e-mail:
E-maili juaj:      Tani, kontrolloni e-mailin tuaj dhe konfirmoni abonimin!
Aktivistėt dhe autoritetet serbe nuk gjejnė kompromis nė njė betejė idealesh dhe pronash, ndryshe nga Kroacia dhe Sllovenia

Miodrag Sovilji, Novi Sad, Pulė dhe Lubjanė

Xhorxhe Kolarski u zgjua nė kohė pėr fundin. Dėgjoi zėra tė alarmuar pėrmbi uturimėn e gjeneratorit tė vjetėr rus dhe pa qentė e policisė qė lėshonin nė ajrin e mėngjesit shtėllunga me avull nga goja. E kuptoi se loja kishte filluar.

Policia ushtarake kishte ardhur edhe mė pėrpara, por vetėm pėr tė kontrolluar kartat e identitetit tė aktivistėve. Kėtė herė kishin marrė qentė pėr t’i pėrzėnė ata.

Xhorxhi dhe shokėt e tij e kishin kaluar natėn nė kazermat e vjetra, tė grupuar pėr tė nxehur njėri-tjetrin. Kishin shpėrthyer drynat pėr tė pushtuar ndėrtesėn. Qėndrimi pėr njė natė ishte njė mėnyrė pėr t’u siguruar qė askush tė mos i nxirrte jashtė. Pushtuesit kishin qenė vigjilentė, por dėbimi, kur i erdhi koha, ishte brutalisht efikas.

“Nuk guxova tė kėrkoj tė drejtat e mia”, thotė Xhorxhi, njė 26-vjeēar qė i gėrsheton flokėt nė mes dhe i rruan anash. Duke kujtuar atė mėngjes janari, ai thotė se aktivistėt braktisėn ēdo mendim rezistence kur mbėrritėn ekipet mbėshtetėse tė policisė.

Tė mėrdhitur dhe tė frikėsuar, ata zbatuan urdhrat pėr tė dalė jashtė me plaēkat qė kishin. Nė rrugė u mblodh njė turmė e vogėl. Ndokush i bėrtiti policisė, por askush s’u pėrpoq t’i ndalonte. Pa ardhur mesdita, ndėrtesa ishte zbrazur dhe me kyē, dhe eksperimenti i shkurtėr i Serbisė nė pushtimin socialisht tė ndėrgjegjshėm tė ndėrtesave kishte marrė fund.

Aktivistėt ishin pėrpjekur tė hidhnin themelet e njė qendre alternative kulturore gjatė pushtimit nga ana e tyre tė kazermave Archibald Reiss nė Novi Sad.

Qyteti ėshtė i dyti pėr nga madhėsia nė Serbi dhe si kryeqytet i krahinės sė Vojvodinės, ndoshta njihet pėr njė brez tė ri europianėsh si shtėpia e festivalit vjetor muzikor Exit.

Pushtuesit e ndėrtesave argumentuan se qytetit tė tyre i mungonte hapėsira pėr kulturėn alternative. Nė kazerma ata shpresonin tė krijonin njė vend pėr performanca, njė shtėpi pėr muzikantėt, aktivistėt dhe artistėt.

Pushtimi i paligjshėm i njė ndėrtese tė braktisur ushtarake e kishte trazuar qytetin. Megjithėse i paprecedent nė Serbi, taktika ishte provuar me sukses nė qytetin bregdetar tė Pulės dhe nė kryeqytetin slloven Lubjanė. Pushtuesit-aktivistė atje kishin arritur njė marrėveshje me autoritetet, duke e legjitimuar praninė e tyre.

Pushtuesit nė Serbi kishin shumė ideale tė njėjta me homologėt e tyre nė Kroaci dhe Slloveni. Por dėshtimi i tyre dėshmoi se bėhej fjalė pėr njė realitet tejet tė ndryshėm.

Ndėrluftimi mbi kazermat Archibald Reiss vuri pėrballė kėrkesat e artistėve me nevojat e ushtarėve tė Serbisė.

Ai tregoi se ndėrkohė qė mund tė ketė arsye tė shėndosha pėr ta anashkaluar ligjin me qėllim tė promovimit tė kulturės, ato kishin pak peshė gjatė njė krize ekonomike. Dhe ato sigurisht qė s’mund tė kundėrpeshonin tė drejtėn e ushtrisė pėr tė bėrė me pronėn e vet ashtu siē dėshironte, edhe nėse kushtet e asaj prone po pėrkeqėsoheshin.

“Pėrfitim nga shoqėria”

Kazermat Archibald Reiss u ndėrtuan gjatė viteve 1890 pėr ushtarėt e Perandorisė Austro-Hungareze, pjesė e sė cilės ishte Novi Sadi atėherė. Ato u quajtėn ashtu sipas njė shkencėtari gjerman qė mbrojti kauzėn serbe gjatė fillimit tė shekullit XX.

Struktura e lartė dykatėshe ka dritare tė mėdha dhe njė fasadė tė verdhė tė zbehtė. Krahasuar me atraksionet historike tė qendrės sė qytetit, kazerma duket pak a shumė funksionale. Krahasuar me njė kazermė moderne serbe, gjithsesi, ajo duket paksa si mė hijerėndė.

Sipas njė zėdhėnėseje tė organit kryesor tė trashėgimisė nė Novi Sad, Institutit pėr Mbrojtjen e Pėrmendoreve Historike, pėr kompleksin ka njė urdhėr mbrojtjeje pėr arsye tė vlerės sė tij “historike dhe arkitektonike”.

Potenciali financiar i vendit ėshtė i dukshėm. Ai zė vend parėsor, njė zonė prej 10.000 metrash katrorė nė zemėr tė Novi Sadit.

Mė 2011-n, Serbia e hoqi shėrbimin e detyrueshėm ushtarak pėr tė rinjtė. Me uljen e numrit tė rekrutėve, kazermat Archibald Reiss u gjykuan si tė vjetruara.

Kompleksi u fut nė njė listė tė objekteve tė vjetruara qė ushtria e mbetur pa para po pėrpiqet t’ia shesė investitorėve privatė.

Kazermat u evakuuan nė verė tė vitit 2011. Sipas kushteve tė njė plani qeveritar pėr menaxhimin e aseteve ushtarake, autoritetit lokal – nė kėtė rast, qyteti i Novi Sadit – ishte i pari tė cilit iu ofrua ndėrtesa. Por qyteti nuk i kishte fondet pėr blerjen.

Mė 22 dhjetor 2011, njė rrjet aktivistėsh tė rinj qė e quanin veten Iniciativa e Qendrės Shoqėrore, e pushtoi kompleksin.

Gjatė qėndrimit tė tyre tė shkurtėr, aktivistėt lyen muret me sprej dhe u pėrpoqėn t’i bėnin ato tė jetueshme duke pėrdorur orendi tė dhuruara. U pėrpoqėn edhe tė krijonin impakt nė komunitet, duke krijuar njė kuzhinė popullore pėr tė varfrit dhe duke falur dhurata Krishtlindjesh pėr fėmijėt vendas. Natėn, instalonin njė ekran kinemaje.

Ivana Voliq, anėtare e iniciativės, thotė se vendi do tė kish shėrbyer pėr individėt krijues dhe organizatat qė “nuk kishin hapėsirė tė vetėn dhe pa para pėr tė paguar qira tė larta”. Prej saj “do tė kish pėrfituar krejt shoqėria”, thotė ajo.

Nisma kėrkoi leje zyrtare pėr ta pėrdorur kazermėn si qendėr kulturore, por nuk mori pėrgjigje.

Mė 13 janar 2012, autoritetet i thanė mjaft pushtimit dhe policia ndėrhyri pėr t’i nxjerrė aktivistėt jashtė. Kazermat ende janė nė shitje. Blerėsi nuk ėshtė shfaqur ende.

Vend i mirė

Shitja e ndėrtesave ėshtė pjesė e njė plani mė tė gjerė pėr tė nxjerrė fonde pėr strehimin e mijėra oficerėve ushtarakė dhe familjeve tė tyre, aktivė dhe nė pension. Disa kanė qenė pa shtėpi tė tyren qė kur erdhėn nė Serbi nė vitet 1990, ndėrsa po shpėrbėhej Jugosllavia.

Kolonel Aleksandar Iliqi, zyrtari i ngarkuar me shitjen, pėrllogarit qė vlera e pėrgjithshme e pronės ushtarake nė ofertė nė mbarė vendin ėshtė rreth njė miliard euro. Fitimet, thotė ai, do tė financojnė ndėrtimin e rreth 12.500 apartamenteve.

Qeveria e Serbisė ėshtė vėnė nė siklet nga mospėrmbushja e detyrimit pėr tė strehuar familjet e rreth 14.000 oficerėve dhe punonjėsve tė Ministrisė sė Mbrojtjes.

Nė Vojvodinė, familjet e afėrsisht 800 vetave personel shėrbimi jetojnė nė ndėrtesa tė vjetra ushtarake, ose me qira. Disa madje ishin strehuar nė kazermėn Archibald Reiss disa vjet mė parė.

Si pronari i ligjshėm i ndėrtesės, ushtria kishte ēdo tė drejtė t’i dėbonte aktivistėt. Ajo mund tė argumentonte se prania e pushtuesve tė ndėrtesės nė vend mund tė largonte interesin e blerėsve tė mundshėm.

Megjithatė, aktivistėt argumentuan se ata po e mbronin ndėrtesėn nga rrėnimi. Gjatė qėndrimit tė tyre tė shkurtėr ata zėvendėsuan disa tjegulla tė dėmtuara.

Disa zyrtarė dhe ekspertė nė Novi Sad e kanė kritikuar strategjinė qė bėn njė ndėrtesė historike tė qėndrojė e pabanuar pafundėsisht, ndėrkohė qė pret blerėsin.

Megjithėse jo domosdoshmėrisht mund t’i mbėshtesin aktivistėt, ata besojnė se ndėrtesa nuk duhet lėnė siē ėshtė tani, e pabanuar dhe pa pėrkujdesje.

Aleksandar Jovanoviqi, ish-kryetar i Parlamentit lokal, thotė se Archibald Reiss ėshtė pjesė e “trashėgimisė kulturore” tė qytetit dhe kujdesi pėr tė duhej t’u ishte besuar civilėve.

“Ndėrtesat dėmtohen shpejt pėr shkak tė mungesės sė mirėmbajtjes. Ėshtė mė mirė tė ketė menaxhim tė dobėt sesa aspak”, shprehet ai.

Rrjeti i Raportimit Investigativ Ballkanik (BIRN) nuk mundi tė hynte nė vend pėr ta kontrolluar gjendjen e ndėrtesave. Gjithsesi, kolonel Iliqi e pranoi se struktura mund tė ketė humbur diēka nga vlera e vet qė kur u braktis. Ministria e Brendshme, thotė ai, nuk investon mė nė mbajtjen e ndonjė ndėrtese qė e ka shenjuar pėr shitje.

Kritikėt thonė se qėndrimi i ushtrisė shkon deri nė shpėrfillje tė qėllimshme tė njė strukture tė vlefshme.

Ata argumentojnė se sa mė gjatė tė qėndrojė e pabanuar ndėrtesa, aq mė shpejt pėrkeqėsohet gjendja e saj, dhe aq mė e lehtė do tė jetė shembja e saj. Vetėm toka do tė kishte vlerė atėherė, si vend pėr njė ndėrtim tė ri.

“Fakti se ushtria dhe shteti po sillen si agjentė tė kėqij shitjesh, ėshtė tmerruese”, thotė Aleksandar Bede, arkitekt i njohur nė Novi Sad dhe studiues urban.

Bede beson se ushtria e ka ēmuar mbi vlerė kompleksin dhe thotė se pak ka gjasa qė tė marrė ēmimin qė ka vėnė, veēanėrisht nė mes tė njė krize ekonomike. Kushdo qė me gjasė do ta blejė vendin, do ta shembė atė. “Herėt a vonė do tė shohim ndonjė supermarket aty ku ishte ndėrtesa njėherė e njė kohė”, tha ai.

Ndėrkohė qė gjendja e tanishme e kazermave mund t’i mėrzisė disa ekspertė dhe aktivistė, ushtria nuk duket se ka shkelur ndonjė ligj nė menaxhimin e vendit nga ana e vet.

Ushtria nuk ka komentuar mbi akuzat se strategjia e saj e bėn me gjasa qė kazerma tė shembet. Nuk ka dėshmi, siē dyshojnė disa, qė vendi ėshtė listuar pėr ndonjė ndėrtim tė ri.

Nė mbrojtje tė strategjisė sė ushtrisė, kolonel Iliqi i tha BIRN-it se vlera e vendit mund tė rritet me kohėn.

“Vlera e krejt kompleksit ndikohet jo vetėm nga vetė objekti, por edhe nga toka dhe vendi”, thotė ai. “Vendi nė kohė e pėrmirėson vlerėn”.

Kolonel Iliqi thotė se ushtria ėshtė e pėrgatitur ta ulė ēmimin nė 60 pėr qind tė vlerės fillestare nėse nuk del ndonjė blerės.

Njė agjent privat pronash e pėrllogarit koston e tokės tė zėnė nga kazermat, pa ndėrtesėn, mes 800.000 dhe 1.2 milionė euro.

Marrėveshjet e heshtura

Nevojat e aktivistėve tė rinj dhe personelit ushtarak nė pension nuk janė gjithmonė nė pėrputhje me njėra-tjetrėn. Nė qytetin bregdetar tė Pulės, dy grupet ndajnė njė hapėsirė tė pėrbashkėt prej 17.000 metrash katrorė, nė njė kompleks qė dikur ishte kazermė ushtarake.

Karlo Rojci ėshtė zona mė e madhe e pushtuar nė ish-Jugosllavi. Ajo u braktis pasi aty u strehuan refugjatėt nga lufta e fillimit tė viteve 1990. Aktivistėt e pushtuan atė 15 vjet mė parė.

Sot, ajo vepron si qendėr informative kulturore, duke organizuar takime dhe duke mbledhur rreth 70 shoqata vendore. Tek kėto pėrfshihen kompanitė e vallėzimit dhe ato teatrore, fansat e futbollit dhe bashkėsitė punk, “haktivistė” dhe njė sindikatė tė ushtarakėve nė pension.

Karlo Rojci ka mbijetuar pjesėrisht pėr shkak tė njė manovre tė pazakontė tė kėshillit bashkiak. Nė vitet ‘90, ushtria i detyrohej qytetit miliona euro nė taksa tė papaguara bashkiake.

Pula i mori kazermat si pjesė e kthimit tė borxhit. Por qyteti nuk i kishte mjetet pėr ta mirėmbajtur pronėn. Ai lidhi marrėveshje me aktivistėt qė kishin pushtuar ndėrtesėn – ata do ta rinovonin vendin dhe qyteti nė kėmbim do ta legalizonte statusin e tyre.

“Po tė mos ishte pėr borxhin e ushtrisė, nuk mendoj se do tė na e kishin dhėnė ndėrtesėn kaq lehtė”, thotė Erik Luksiq, zyrtari mė i lartė kulturor nė Kėshillin Bashkiak tė Pulės.

Si me Archibald Reiss-in nė Novi Sad, pushtuesit kishin sulmuar njė ndėrtesė tė cilėn s’mund ta mbante askush, por pėrgjigjja ishte tepėr e ndryshme.

“Qyteti nuk e kėrkoi asnjėherė ndėrhyrjen e policisė”, thotė Luksiqi. “Ne thjesht i toleruam [pushtuesit e ndėrtesės]”.

Pushtimet e paligjshme tė ndėrtesave tė amortizuara duket se marrin legjitimitet, duke i dhėnė bashkėsisė diēka pėr tė cilėn ajo ka nevojė dhe duke kursyer pak para tė bashkisė.

Kazerma mė e vjetėr e kthyer nė qendėr kulturore nė ish-Jugosllavi gjendet nė Lubjanė, kryeqyteti i Sllovenisė.

Kompleksi Metelkova u pushtua nga aktivistėt mė 1993 duke u pėrplasur me policinė. Administrata u detyrua t’i dorėzohej pushtuesve, tė cilėt kishin nė radhėt e veta figura tė njohura publike.

Urosh Grilci, njė zyrtar i kėshillit tė Lubjanės, thotė se Metelkova ėshtė bėrė pjesė e mjedisit kulturor tė qytetit dhe atraksion turistik. Kėshilli i mbėshtet aktivistėt, qė funksionojnė si njėfarė ministrie autonome kulturore, duke mbikėqyrur projekte qė qyteti i ka braktisur.

“Puna jonė ėshtė shumė mė e lehtė sepse Lubjana nuk ka pse tė harxhojė para tepėr nė programet kulturore”, thotė Grilci. Aplikantėt pėr projekte drejtohen tek Metelkova dhe “ata financojnė vetveten”.

Ashtu si me Pulėn, pushtimi i ndėrtesės i ėshtė nėnshtruar termave tė njė marrėveshjeje tė heshtur me autoritetet.

Trafiku i drogės dhe rrahjet nuk tolerohen nė Metelkova dhe aktivistėt janė pėrgjegjės pėr sigurinė e ndėrtesės. Nė kėmbim tė kėsaj, qyteti bėn njė sy qorr pėr shkeljet e vogla tė ligjeve mbi ushqimet dhe alkoolin.

Grilci thotė se kėshilli bashkiak e ka mbrojtur Metelkovėn nė pėrballjet me zyrtarėt e shtetit qė janė pėrpjekur tė zbatojnė rregulloret dhe ligjet fjalė pėr fjalė.

“Ia dolėm t’i qetėsonim, sepse ky vend ėshtė qartė qė s’ėshtė kaotik. Ėshtė i organizuar mirė”, thotė ai. “Ajo qė ndodh nė Metelkova nuk ėshtė gjithmonė 100 pėr qind e ligjshme, por ne preferojmė tė mos ngulim kėmbė pėr ligjshmėri absolute nė kėtė rast”.

Pėr t’u kthyer nė Novi Sad, aktivistėt thonė se ende po pėrpiqen tė mbledhin mbėshtetje pėr njė pushtim tė ri tė kazermave. Ėshtė e paqartė nėse i mbėshtesin njerėzit ata.

Silvija Fekete, edukatore kopshti rreth tė tridhjetave, e mbėshtet fushatėn e tyre.

“Askush nuk po i pėrdorte kazermat mė parė dhe askush s’po i pėrdor tani”, thotė ajo. “Sigurisht, ata hynė pa leje, por shikojeni tani, ndėrtesa duket edhe mė keq sesa mė parė”.

Nikola Karmarkoviqi, student rreth tė njėzetave, ėshtė mė pak entuziast. “Ata hynė pa leje, duke thyer drynin e njė prone private”, thotė ai. “Pėrfytyroni nėse dikush do tė hynte nė shtėpinė tuaj dhe ta pretendonte…. Kjo ėshtė saktėsisht ajo ēka bėnė ata”.

Miodrag Sovilji ėshtė gazetar nga Novi Sadi. Ky artikull u prodhua si pjesė e Bursės Ballkanike pėr Gazetari Cilėsore, nismė e Robert Bosch Stiftung dhe ERSTE Foundation, nė bashkėpunim me Rrjetin e Raportimit Investigativ Ballkanik. U redaktua nga Neil Arun.



Kristiania

Si e bėnė nė

Qendra mė e famshme alternative sociale nė botė, Kristiania nė Kopenhagėn i ka shpėtuar kėrcėnimit tė “normalizimit”.

Kompleksi i mėparshėm ushtarak nė qendėr tė kryeqytetit danez ishte zyrtarisht pronė e shtetit. Prej viteve 1970, ėshtė pushtuar nga hipitė dhe bohemėt qė i hedhin poshtė nocionet e zakonshme tė pronės dhe pronėsisė.

Vitin e kaluar, shteti shpalli planet pėr ta shitur vendin. Ai u ofroi banorėve shansin ta blinin tokėn ku jetonin. Disa protestuan, duke shtjelluar qė pronėsia private do tė rrezikonte vlerat e tyre tė pėrbashkėta. Disa tė tjerė kishin frikė qė Kristiania do tė kalonte nė duart e ndėrtuesve qė do t’i pėrzinin pushtuesit.

Pushtuesit me gjasė lidhėn njė marrėveshje me shtetin, duke marrė pronėsi tė pėrbashkėt mbi vendin me anė tė lėshimeve tė aksioneve pėr kompleksin dhe blerjeve tė tyre nga ana e vet.

“Ata nuk kanė mė frikė se policia do t’i zbojė nga shtėpitė”, thotė avokati Line Barford, zyra e tė cilit ndihmoi nė aktin e shitjes. “Mund tė vazhdojnė ta zhvillojnė bashkėsinė e lirė nė tė cilėn jetojnė”. (Shqip)
Shtuar më 13/11/2012, ora 18:09
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori
 
Posta Shqiptare emeton pullėn postare me tematikė

Posta Shqiptare emeton pullėn postare me tematikė "Papa Franēesku nė Shqipėri"

.