Njė
propozim martese ėshtė njė nga ngjarjet mė intime pėr njė njeri gjatė jetės sė tij. E megjithatė, sė fundi dhe gjithnjė e mė tepėr, rastet e propozimeve nė
publik po rriten. Pėrse vallė?
Propozimi tradicional i martesės ėshtė njė moment intim dhe shumė personal dhe, mbi tė gjitha, zakonisht nuk shoqėrohet me ndonjė ceremoni tė posaēme, sikundėr ndodh me fejesėn, apo martesėn. Propozimet mund tė bėhen nė ndonjė restorant, nė ndonjė vend tė qetė nė natyrė, ose vende qė kanė njė domethėnie pėr ēiftin qė kėrkon tė celebrojė dashurinė. Por tani shohim njė tendencė nė rritje pėr propozime
publike. Kėtė mund ta provoni nėse do tė klikoni nė YouTube. Do tė shihni raste tė panumėrta propozimesh para njerėzve dhe nė vende
publike. Kėshtu, ka propozime tė bėra nė stadiume pėrmes parullave dhe sloganeve tė mėdha qė zėnė sipėrfaqe tė mėdha hapėsire. Ose ka nga ata qė kanė mė shumė para dhe preferojnė qė propozimin ta bėjnė pėrmes qiellit, duke paguar njė helikopter tė vogėl apo balonė qė tė mbajė lart parullėn ose njė zemėr.
Disa propozime bėhen nė metro, nė aeroporte dhe tė gjitha kėto bėhen mė pas edhe mė
publike, pasi hidhen nė YouTube dhe shihen nga miliona vetė. E njė pjesė e kėtyre mund tė mendojė qė tė bėjė tė njėjtėn gjė me tė dashurėn, apo tė dashurin. Pra, nė njėfarė mėnyre, kemi tė bėjmė me njė infeksion. Nė kėtė frymė, veēanėrisht nė Londėr, por edhe nė metropole tė tjera, kanė nisur qė tė lulėzojnė agjenci tė posaēme qė merren me organizimin e propozimeve tė tilla
publike. Bėhet fjalė pėr organizime qė nisin me ide e pėrfundojnė me realizimin dhe festimin e saj. Pėr kėtė, nė dispozicion tė njerėzve vihet njė meny e vėrtetė variantesh, sigurisht me ēmimin pėrkatės pėrkrah. Dhe numri i atyre qė duan ta bėjnė sa mė tė veēantė e
publik edhe momentin e propozimit sa vjen e po rritet. Ndoshta njė pjesė mendon me djallėzi se njė
propozim i bėrė nė
publik nuk mund tė refuzohet. Ndoshta, por pėr hir tė sė vėrtetės duhet thėnė se ka edhe propozime qė kanė qenė tė veēanta pėr mėnyrėn e bėrjes, por edhe pėr mėnyrėn e refuzimit. Nė raste tė tilla kompania e cila organizon ceremoninė, sigurisht qė nuk mban pėrgjegjėsi.
Njė rast i veēantė ėshtė edhe ai i prenotimit tė njė kori tė madh njerėzish, tė cilėt me parullėn nė dorė dalin nė njė rrugė apo vend tė posaēėm dhe i pėrēojnė mesazhin personit tė dashur. Kjo tendencė tashmė ka marrė pėrmasa shumė tė mėdha. Nė Britaninė e Madhe, raste tė tilla po shtohen dita-ditės dhe madje po bėhen evente
publike. Sipas
disa psikologėve, kjo mund tė shpjegohet me rritjen e presionit kėto kohė pėr martesat. Ata qė zgjedhin njė mėnyrė tė tillė pėr tė bėrė njė
propozim martese mund tė mendojnė se nuk do tė refuzohen pikėrisht edhe pėr shkak tė kėsaj mėnyre kaq
publike, e cila ėshtė e vėshtirė qė ti thuash jo. Ndonjėherė mund tė shndėrrohen edhe nė njė kurth tė vėrtetė dhe tė pakėndshėm pėr
disa partnerė, qė duan vetėm njė lloj lidhjeje tė caktuar me partnerin tjetėr dhe jo impenjim tė natyrės martesore. Ka mundėsi qė
disa meshkuj tė mendojnė se pėrmes njė propozimi
publik e dashura e tyre do tė mendojė se ai i do me tė vėrtetė. Por jo tė gjitha rastet janė tė tilla, thotė njė psikolog qė ka bėrė edhe njė studim dhe punim tė posaēėm pėr kėtė fenomen nė rritje. Personi tė cilit i drejtohet propozimi nė njė vend
publik dhe para shumė njerėzve, ndihet i shtrėnguar qė tė japė vetėm njė lloj pėrgjigje, sepse nė kėtė rast edhe kalimtarėt e rastit janė me propozuesin. Dhe ky ėshtė njė shtrėngim i vėrtetė dhe ndonjėherė mund tė shkojė edhe nė afėrsi tė dhunės psikologjike. Ekziston rreziku qė djali tė marrė pėrgjigjen e duhur, por pėr arsyen e gabuar dhe kjo pėr faj tė zgjedhjes sė tij tė nxituar dhe jo tė duhur. Dėshira pėr njė
propozim tė veēantė qė tė mbahet mend gjatė mund tė mos shoqėrohet gjithmonė vetėm me publicitetin. Njė zgjedhje mund tė jetė njė vend shumė special dhe i veēantė, por qė jo domosdoshmėrisht ėshtė nė sy tė publikut, si pėr shembull maja e njė mali, njė kulle, bregu i njė deti e tė tjera si kėto. Por nėse kėrkohet me tė vėrtetė njė
propozim publik, ai duhet qė tė pėrshtatet me personin dhe situatėn, pėrndryshe do tė ketė efektin e kundėrt, madje tė keq. Dikush mund ta marrė pėr ndėrhyrje tė tepruar tė partnerit nė jetėn e tij private dhe ka pasur edhe raste tė prishjes pėrfundimtare tė marrėdhėnieve tė njė ēifti, pikėrisht pėr shkak tė kėtij publiciteti tė madh.
(Gazeta Shqip)
Shtuar më 18/04/2012,
ora 13:21