E konfirmon Barcelona, Pjanic me Covid-19

Miralem Pjanic ka rezultuar pozitiv me koronavirus pas testeve të bëra së fundmi nga klubi i Barcelonës.

Mesfushori nuk do të udhëtoj me klubin në parapërgatitjet para fillimit të sezonit. Sipas rregullores ai do të qëndroj i karantinuar në 15 ditët e ardhshme dhe më pas do ti nënshtrohet sërish testimit.

Njoftimi i Barcelonës:

“Miralem Pjaniq është testuar për COVID-19 më 22 gusht, pasi ka pasur disa shqetësime. Ka pranuar rezultat pozitiv. Ai ka shëndet të mirë dhe është i izoluar në shtëpi”, thuhet në një komunikatë të Barcelonës.

“Për këtë arsye lojtari nuk do të udhëtojë për në Barcelonë edhe 15 ditë”.


Shtuar 23.08.2020 19:06