Pėrtej diellit
Grimca tė palėvizshme, lėndė e errėt misterioze, fole kometash, “flluska” tė ēuditshme energjie. Ēfarė sheh sonda “Voyager” pėrtej kufijve tė sistemit diellor

Nė epokėn kur teleskopėt hapėsinorė vėzhgojnė galaksi tė largėta mbi 13 miliardė vite dritė larg, mund tė duket shumė i thjeshtė edhe zbulimi se ēfarė gjendet jashtė sistemit tonė diellor. Mirėpo nuk ėshtė kėshtu. Fillimisht nuk ėshtė ende e qartė se ku ndodhet saktėsisht kufiri i tij. Shkencėtarėt kanė llogaritur se era diellore, ose mė saktė fluksi i grimcave tė ngarkuara nė mėnyrė tė vazhdueshme nga Dielli, duhet ta zerojnė shpejtėsinė e tyre pas njė udhėtimi prej 19 miliardė kilometrash (nėse Toka do tė gjendej 1 km larg Diellit, era diellore do tė “ndalej” vetėm pas 125 kilometrash tė tjerė). Megjithatė pėr tė konfirmuar teorinė, ata duhet tė presin rezultatet e dy sondave tė vjetra, “Voyager” 1 dhe 2, si edhe ato tė satelitit tė ri “Ibex” (“Interstellar boundary explorer”).

Thuajse zero

Sonda “Voyager 1”, mė e largėta mes dy sondave binjake tė lėshuara nga Toka nė vitin 1977, aktualisht gjendet rreth 18 miliardė kilometėr nga Dielli (“Voyager 2” ėshtė 14,5 miliardė km larg) dhe tė dhėnat qė arrin tė dėrgojė janė shumė ndryshe nga ato qė presin astronomėt. Nė fakt, gjatė tri viteve tė fundit sonda “Voyager 1” ka regjistruar njė rrallim tė vazhdueshėm tė erės diellore nga 70 km nė sekondė nė pothuajse zero, por ende jo zero. “Prisnim njė kolaps tė papritur tė shpejtėsisė, por ‘frenimi’ duket sikur nuk po mbaron mė”, ka shpjeguar Ed Stone, pėrgjegjės shkencor i misionit, i cili e ka ndjekur qė nė fillim. Pėrveē kėsaj, sonda “Voyager” ka zbuluar se fusha manjetike e Diellit, qė nė atė distancė mendohej se ishte e rregullt dhe pa ndėrprerje, buron pikėrisht nga ajo zonė e kufirit tė ēuditshėm tė “flluskave tė energjisė”, qė formohen dhe zhduken nė mėnyrė kaotike. “Ky ėshtė njė zbulim i rėndėsishėm, sepse tė njohėsh mirė nė distancė ‘sjelljen’ e fushės manjetike tė Diellit, mund tė kuptosh se deri nė ē’pikė mund tė arrijė te ne ‘era ndėryjore’”, shpjegon njė astronom tjetėr.

Goditjet e erėrave

Era ndėryjore pėrbėhet nga grimca qė vijnė prej yjeve tė tjerė dhe ėshtė shumė e rralluar. Ka shumė pak atome pėr metėr kub qė lėvizin me shpejtėsinė e rendit me disa dhjetėra kilometra nė sekondė. Gjithsesi duhet theksuar qė bėhet fjalė pėr njė fenomen qė nuk duhet nėnvlerėsuar, sepse kjo erė mund tė variojė, sipas pozicionit qė zė nė sistemin diellor gjatė rrotullimit tė saj rreth bėrthamės galaktike, njė cikėl qė zgjat pothuajse 250 milionė vjet.

Pėr t’i studiuar mė mirė kėto ngjarje tė pazakonshme, NASA lėshoi nga Toka nė vitin 2008 satelitin “Ibex”, qė sė fundmi ka bėrė edhe njė zbulim: nė erėn ndėryjore ēdo 20 atome neon ka 74 atome oksigjen, ndėrsa nė erėn diellore oksigjeni ėshtė 50% mė i bollshėm. “Shpjegimet e mundshme janė dy: ose sistemi ynė diellor e ka zanafillėn nė njė zonė tjetėr tė Rrugės sė Qumėshtit ku gjendemi tani, njė zonė mė e pasur me oksigjen, ose nė tė kundėrt njė sasi e madhe e oksigjenit tė pranishėm nė hapėsirėn ndėryjore ėshtė inkorporuar nė kristalet e akullit”, pohon David McComas, pėrgjegjės shkencor i satelitit “Ibex”.

Njė re e madhe

Por ēfarė do tė ndeshė sonda “Voyager” pasi t’i ketė tejkaluar 19 miliardė kilometrat? Pėrveē grimcave tė vogla tė erės ndėryjore, mendohet se do tė lėvizė nė njė det lėnde tė zezė (kėtė e thonė studimet teorike) qė nuk ia njohim pėrbėrjen. Dimė vetėm qė ekziston, sepse bashkėvepron nė mėnyrė gravitacionale me lėndėn e thjeshtė. Pastaj, pas 8 miliardė km do tė pėrshkojė Renė e Oortit, foleja e kometave, njė hapėsirė e madhe e ndriēuar me trupa akulli. Nė fund, nėse kalon pa prekur kėtė fashė tė pafund, do tė futet nė boshllėkun e vėrtetė ndėryjor, njė ‘humnerė’, nė tė cilėn distancat nuk duhet tė maten mė nė miliarda km, por nė vite dritė.

Duke u rikthyer te shembulli i bėrė nė fillim, nėse Toka do tė ndodhej 1 km larg Diellit, era diellore do tė mbaronte pas 125 km tė tjerė dhe Reja e Oortit do tė fillonte pas 50 mijė kilometrash.
(Gazeta Shqip)
Shtuar më 13/04/2012, ora 11:38
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori
 
Për të tretin vit radhazi, kancelarja gjermane Angela Merkel renditet në krye të listës së femrave me më shumë ndikim në botë.

Për të tretin vit radhazi, kancelarja gjermane Angela Merkel renditet në krye të listës së femrave me më shumë ndikim në botë.