Shpërthim i fuqishëm në ish-kombinatin e Metalurgjikut në Elbasan: 7 të plagosur

Një shpërthim raportohet të ketë ndodhur mesnatën e djeshme në zonën e ish-kombinatit metalurgjik në Elbasan.

Për pasojë kanë mbetur të plagosur 7 punonjës.

3 prej tyre mësohen se janë në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa 4 të tjerët paraqiten në gjendje më të stabilizuar.

Shpërthimi ka ndodhur në repartin e Oksigjenit, ndërsa nuk ka ende reagim nga Policia e Shtetit.


Shtuar 22.07.2020 09:05