“E prish Kushtetutën”, qytetari kërcënon autoritetet: Po më prishët shtëpinë, ju kthehem me Kanun!

Gjatë këtyre momenteve po zhvillohet protesta në Laprakë, kundër prishjes së shtëpive, për ndërtimin e Unazës së Madhe.

Një qytetar nga Kukësi, Shkumbin Hasani ka kërcënuar autoritetet me zbatimin e Kanunit në rast se dikush do të shembë shtëppinë e tij.

Në fjalën e tij gjatë protestës, ai u shpreh se banesa e tij është gjithçka që ka dhe për të është i gatshëm që të prishë edhe Kushtetutën.

“Ti polic me yje atje, ti që më bëre presion e më kërcënove, ja se vijnë ata të forcave Shqiponja tani dhe ta gëdis unë se si do flasësh ti më. Unë të zbatoj Kanunin, veç atë shtëpi kam. Jam Shkumbin Hasani, jam nga Kukësi hape dhe shiko që nuk kam asnjë problem me ligjin dhe asnjë shkelje s’kam bërë, por për pronën time të prish Kushtetutën, të kthej ligjin e Kanunit”, tha qytetari./albeu.com/