Rama reagon ashpër pas kritikave ndaj anti-KCK : Po mbrojnë krimin nga qeveria!

Pak minuta më kryeministri Rama i është përgjigjur kritikave nëpër media në lidhje me vendimin qeveritar për ngritjen e njësisë anti-KÇK.

Përmes një postimi në Twitter, Rama publikon mesazhin e një qytetari, që thotë se ndihet i tronditur nga shpifjet dhe akuzat ndaj paketës anti-KCK.

“A janë njerëz këta a ça janë?”,më shkruan një qytetar i tronditur nga komentet e studiove televizive kundër paketës antiKÇK!Eh,kanë kaq kohë që shajnë,akuzojnë,shpifin për lidhjet e qeverisë me krimin dhe mblidhen në sallonet tv sa herë ndodh një vrasje, duke sulmuar qeverinë🤮”, shkruan Rama.

Më tej ai shigjeton analistët, duke thënë se sot bëjnë avokatin e krimit. “Njerëz janë njerëz, po janë armiqësuar me të vërtetën, me faktet e me vetë profesionin e tyre për inat të qeverisë!Dhe janë kaq qorrazi kundër qeverisë, sa tani janë kthyer befas në avokatë gjynahqarë të krimit, që po lënë kokrrën e namit me dokrrat e dembelizmit të tyre mendor🤮

Sot që qeveria është angazhuar në ofensivën më shembullore kundër krimit në historinë e vendit,mblidhen në sallonet tv për të mbrojtur krimin nga qeveria që po shkel të drejtat e atyre,të cilët deri dje pa pikën e turpit, i lidhnin me mua,me PS e me çdo fitore elektorale të PS🤮”, shprehet më tej Rama. /albeu.com/


Shtuar 5.02.2020 17:55