Parandalohet tragjedia në Gramsh, sherri mes fqinjëve përfundon në nxjerrjen e armëve

Një tragjedi është parandaluar në kohë në Gramsh ku një sherr mes komshinjve për pak degjeneroi në përdorimin e armëve të zjarrit.

Një person me inicialet G.H., kërcënoi se do ta vriste me armë zjarri shtetasin me inicialet H.A., por ndërhyrja në kohë e policisë shmangu një tragjedi të mundeshme.

Gjatë kontrollit në banesë, shërbimet e Policisë gjetë dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri kallashnikov.

NJOFTIMI:

Ndërhyrja në kohë e Policisë parandaloi përshkallëzimin e mëtejshëm të një konflikti mes dy shtetasve.

Vihet në pranga njëri prej personave të përfshirë në konflik të cilit ju gjetë dhe sekuestrua një armë zjarri kallashnikov.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Gramsh, kanë marrë njoftim se në fshatin Shëmrizë të Njësisë Administrative Pishaj, kishte një konflikt për motive të dobta mes shtetasve G.H dhe H.A, (komshi me njëri tjetrin) dhe se shtetasi G.H po e kërcënonte se do ta vriste me armë zjarri shtetasin H.A.

Menjëherë shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë vënë në pranga shtetasin G.H., 52 vjeç . Gjatë kontrollit në banesë, shërbimet e Policisë gjetë dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri kallashnikov.

Matrialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprimet e mëtejshme. /albeu.com/


Shtuar 31.10.2021 10:15