Pothuajse nė tė gjithė literaturėn ekzistuese rreth lindjes dhe shfaqjes sė
nacionalizmit mes
shqiptarėve nėnvizohet fakti se kjo rrymė pati vėshtirėsi pėr tu pėrqafuar nga ata dhe se u zhvillua mė vonė se nė etnitė dhe popullsitė e tjera tė Ballkanit
Dorian Koēi
Pothuajse nė tė gjithė literaturėn ekzistuese rreth lindjes dhe shfaqjes sė
nacionalizmit mes
shqiptarėve nėnvizohet fakti se kjo rrymė pati vėshtirėsi pėr tu pėrqafuar nga ata dhe se u zhvillua mė vonė se nė etnitė dhe popullsitė e tjera tė Ballkanit. Nė kėtė pėrcaktim dhe konkluzion arrihet duke pasur parasysh faktin se
shqiptarėt formuan tė fundit shtetin e tyre kombėtar nė Ballkan dhe se procesi i formimit tė kombit
shqiptar rrjedhimisht ishte mė i ngadalshėm. Ky konstatim sigurisht qė mbulon njė pjesė tė madhe tė sė vėrtetės, por duhen nėnvizuar disa aspekte qė meritojnė vėmendje, tė cilat pėrpiqen qė nacionalizmin dhe zgjimin kulturor te
shqiptarėt ta shtyjnė pėrtej datės sė dėrgimit tė letrės sė Naum Veqilharxhit, nipit tė vet Jani Cales, datė dhe letėr qė pėrgjithėsisht nga historiografia zyrtare
shqiptare mbahen si datat e fillimeve tė zgjimit kulturor tė tyre dhe vitit 1878, vitit emblematik tė Lidhjes
Shqiptare tė
Prizrenit qė mbahet si viti i shprehjes sė
nacionalizmit shqiptar. Kėshtu p.sh., studiuesi Dritan Egro nė artikullin e vet Rrėnjėt e
Nacionalizmit Shqiptar duke u nisur nga njė ngjarje e shėnuar e afirmimit tė kombėsisė
shqiptare siē ishte Lidhja
Shqiptare e
Prizrenit, nėnvizon faktin se zhvillimet politike ndėrkombėtare qė ēuan nė krijimin e Lidhjes sė
Prizrenit nxorėn nė pah njė nivel tė avancuar jo tė mendimit, por tė veprimit politik tė
nacionalizmit shqiptar. Kjo na bėn tė mendojmė se format mė tė hershme tė tij duhet ti kėrkojmė edhe mė herėt. Gjeneza e lėvizjes nacionale tė njė populli shėnohet atėherė kur njė individ apo njė grup individėsh shpallin se ai komb ekziston dhe ai/ata individė marrin pėrsipėr ta provojnė njė realitet tė tillė. Pra, gjeneza e lėvizjes nacionale tė njė populli lind kur lind mendimi politik pėr tė jetuar mė vete, kur lind ideja e mėvetėsisė kombėtare. Pikėrisht kjo ndarje midis mendimit dhe veprimit besoj se ėshtė thelbėsore pėr tė trajtuar fillesat e
nacionalizmit shqiptar, parė kjo dhe nė njė rrafsh krahasues sidomos me zhvillimet e revolucionit grek, si revolucion qė tronditi gjithė botėn ballkanike. Pas kėtij zhvillimi tė vrullshėm qė po kalonin territoret greke qė po fitonin pavarėsinė prej Perandorisė Otomane, natyrshėm shtrohet pyetja se nėse statusquo-ja politike ndryshon si rezultat i njė konstelacioni tė ri politik, ėshtė krejt e natyrshme qė elementėt e ēdo grupi tė caktuar etnik brenda njė formacioni shtetėror multietnik tė tentojnė tė vėnė nė pah ato elemente qė ata i bashkojnė, madje tė shkojnė edhe mė tej, duke insistuar pėr tė ekspozuar veten si njė grup me veēori tė spikatura, tė ndryshme nga tė tjerat, pėr mė tepėr nga fqinjėt, duke e bėrė atė tė jetė sui generis. Ėshtė logjike tė mendosh qė vetėm kėshtu ēdo grup etnik tė luftojė pėr tė siguruar mbijetesėn, madje nė kushte optimale tė aspirojė edhe pėr sundim mbi fqinjėt. Tė njėsosh mendimin me aksionin politik siē bėjnė disa studiues tė huaj qė kanė studiuar nacionalizmin
shqiptar si Nathalie Clayer dhe Nura Bozbora pėrkatėsisht nė veprat Nė fillimet e
nacionalizmit shqiptar-Lindja e njė kombi me shumicė myslimane nė Evropė dhe Shqipėria dhe nacionalizmi
shqiptar nė Perandorinė Otomane ėshtė njėlloj si tė thuash se nacionalizmi nė Greqi lindi nė vitin 1821 duke pėrjashtuar njė periudhė disavjeēare para kėsaj date. Njė mendim interesant ka shprehur edhe studiuesi e publicisti Tajar Zavalani nė artikullin e tij Nacionalizmi
shqiptar (1969). Ėshtė interesant fakti qė Zavalani ėshtė i pari qė tregon se rrėnjėt e
nacionalizmit shqiptar duhen kėrkuar nė periudhėn e pashallėqeve. Gjithsesi deri mė tash nuk ka akoma fakte bindėse pėr tė mbrojtur kėtė tezė dhe ndoshta njė studim mė i thelluar i dokumentacionit edhe nė gjuhėt osmanishte, greqishte sllavishte do tė hidhte mė shumė dritė mbi kėto ēėshtje tė debatuara, si p.sh. dokumenti qė pėrmend Egro nė artikullin e vet tė shkruar nga gjyshi i Ismail Qemal Vlorės. Interesant nė kėtė letėr ėshtė fakti qė pėrveēse fjalisė tė mblidhemi pėr tė diskutuar rreth avenirit tė vendit tonė, fill pas zhvillimeve tė konfliktit tė zgjatur greko-otoman, ėshtė edhe pėrdorimi i termit vatan nga njė term tradicionalisht i pėrdorur nė gjuhėn politike tė islamit nė kuptimin atdhe i myslimanėve (homeland of muslims), nė kėtė dokument pėrdoret me kuptimin atdhe kombėtar (patria). Ndoshta ky dokument ėshtė nga tė parėt nė gjuhėn politike osmane kur ky term pėson njė ndryshim tė tillė semantik. Ekzistenca e kėtij dokumenti, i shkruar nga njė pėrfaqėsues i denjė i elitės
shqiptare myslimane tė kohės, hedh dritė dhe mund tė fillojė tė dekonstruktojė njė klishe qė ėshtė vėrejtur nė studimet rreth
nacionalizmit tė
shqiptarėve, ku zakonisht zgjimi kombėtar dhe kulturor ėshtė parė mė sė pari nė pjesėt e popullsisė
shqiptare qė u kanė pėrkitur besimeve kristiane dhe mė vonė nė ato qė i pėrkisnin besimit islam. Kjo tendencė pėr ta parė zgjimin kulturor dhe aksionet politike tė
shqiptarėve nė kėtė lloj mėnyre shpeshherė ka theksuar partikularizmin e ndjenjės nacionale dhe identitetit kombėtar tė popullsisė
shqiptare sesa unitetin shpirtėror qė mesa duket zotėronte kjo popullsi, pėrderisa nė fillimet e shekullit XX mundi tė krijonte shtetin e vet kombėtar tė bazuar nė modelin e shtetit komb dhe tė inspiruar nga nacionalizmi. Pararendėsja e Kuvendit Kombėtar tė Vlorės ishte Lidhja
Shqiptare e
Prizrenit, kuvendi nė tė cilin nacionalizmi
shqiptar u shpreh nė njė formė tė pjekur e tė maturuar, me kėrkesa tė qarta pėr autonomi dhe zhvillim kombėtar. Nė politologjinė
shqiptare dhe nė atė tė huaj qė flitet pėr Shqipėrinė, ėshtė shkruar shumė pėr rėndėsinė e kėtij kuvendi, si dhe pėr vendimet qė u ndėrmorėn aty, vendime qė pranohen gjerėsisht se janė shprehja e parė e kombėsisė pėr
shqiptarėt nė kuptimin modern tė kėsaj fjale. Mirėpo, edhe pse ky fakt ėshtė gjerėsisht i njohur, data 10 qershor nuk ka hyrė nė asnjė kalendar zyrtar si ditė pėrkujtimore dhe pėr mė tepėr vetėm nėpėr pėrvjetorė ka marrė njė vėmendje institucionale. Natyrisht, Lidhja
Shqiptare e
Prizrenit ėshtė shumė e rėndėsishme se njė pėrkujtim formal i ndėrmarrė nga dy shtete
shqiptare nė rajon dhe mesazhet e saj janė bėrė pjesė e artikulimeve politike tė kombit
shqiptar gjatė gjithė historisė sė mėvonshme tė tij. Pikėrisht nė kėtė forcė pėrcjellėse mesazhesh dhe nė trashėgiminė politike qė ka krijuar, qėndron rėndėsia e veēantė e Lidhjes dhe e datės 10 qershor si datė simbolike e themelimit tė saj. Lidhja
Shqiptare e
Prizrenit pėrfaqėson unitetin e kombit
shqiptar, pasi ishte njė krijesė e Komitetit
Shqiptar tė Stambollit qė pėrbėhej nga intelektualėt
shqiptarė mė tė shquar tė tė gjitha krahinave tė Shqipėrisė e krijuar nė kryeqendrėn e Kosovės, qė pėrfaqėsonte elementin e forcės mė tė suksesshėm
shqiptar nė Perandorinė Otomane. Pėr mė tepėr vendimet e saj prekėn si Veriun dhe Jugun, Lindjen dhe Perėndimin e Shqipėrisė, duke i dhėnė kohezionin e duhur shoqėror dhe kombėtar
shqiptarėve. Lidhja
Shqiptare e
Prizrenit vjen si njė histori qėndrese, pasi kishte kundėr vetes vullnetin e pothuajse gjithė Fuqive tė Mėdha tė kohės dhe kundėrshtoi ēdo vendim tė gabuar tė tyre rreth tėrėsisė territoriale tė
shqiptarėve. Edhe pse aksioni i saj nuk rezultoi tėrėsisht i suksesshėm, pasi njė qytet i banuar tėrėsisht me
shqiptarė si Ulqini iu bashkėngjit pa tė drejtė Malit tė Zi, mesazhi i qėndresės ndaj vendimeve tė padrejta tė ndėrkombėtarėve rreth ēėshtjes
shqiptare ėshtė aktual edhe sot. Me kėmbėnguljen e tyre stoike pėr tė mos e bėrė atdheun e vet plaēkė tregu,
shqiptarėt e asaj kohe u treguan ndėrkombėtarėve se parimi i vetėvendosjes si parim universal i kombėsive duhej pėrfshirė nė gjeopolitikėn e tyre nė rajon dhe se asnjė popullsi qė fati i keq mund ta kish detyruar tė tretej nė tisin e historisė nuk duhej nėnvlerėsuar. (Gazeta Shqip)
Shtuar më 17/12/2012,
ora 17:31