Mjekut francez që vizitoi Enverin i dhanë 5 mijë USD
Pëlqej
NGA AFRIM IMAJ

Mjeku francez që ka ardhur për të vizituar Enver Hoxhën në tetor të vitit 1984">1984 është shpërblyer me 5000 dollarë. "Zyrtarisht kishim vendosur t'i jepnim 3000, shkruan Haxhi Kroi në ditar, por më vonë, me porosi të Ramiz Alisë që telefononte nga shtëpia e shokut Enver, kjo shumë u rrit". Në rrëfimin e njeriut që është marrë vetë me këtë operacion bankar, është interesante mënyra si është proceduar për lëvrimin e valutës që ka përfituar mjeku francez i ardhur enkas nga Parisi për të vizituar kreun e regjimit. Sipas sekretarit personal, shuma është tërhequr prej tij menjë urdhër verbal të Presidentit komunist, nga fondi i posaçëm i Bankës së Shtetit, madje pa bërë "formalitetet" procedurale. Në shënimin e datës 23 tetor 1984">1984, Kroi shkuan se dollarët e marrë nga banka ia ka çuar Ramizit, i cili e ka adresuar tek Isuf Kalo, mjeku personal i Hoxhës, për t'ia dorëzuar mysafirit të veçantë, por aty për aty ka ndërhyrë Nexhmija dhe shumën e të hollave e ka çuar në destinacion Sulo Gradeci, njeriu i besuar i çiftit Hoxha. Qoftë edhe për kaq sa ky fakt ka lënë gjurmë në shënimet e njeriut diskret të Hoxhës, zbulohet një aspekt tjetër i mistereve të diktaturës. Nuk ka qenë rastësi që me një telefonatë të Nexhmijes, për sekretarin personal të Hoxhës hapeshin kasafortat e Thesarit të Shtetit për të marrë shuma të ndryshme me valutë(!). Ca më tepër që rasti në fjalë nuk ka qenë i vetëm, por siç e dokumenton edhe Kroi në ditar, kjo marrëdhënie e çuditshme ka qenë praktikë pune, ndonëse e panjohur e një sektori të veçantë në aparatin e KQ. Sipas tij, i ashtuquajturi "Fond i veçantë" është përdorur jo vetëm për nevojat e Hoxhës, kryesisht për mjekim e libra të siguruara në Paris, por edhe për veprimtarinë e liderëve të lëvizjes komuniste ndërkombëtare,
e jo vetëm. Sidoqoftë, dëshmitë e Kroit mbeten vetëm një dritëz që mund të ndriçojë mjegullnajën e këtyre operacioneve bankare të panjohura që inicioheshin drejtpërdrejt nga zyra më e rëndësishme e shtetit komunist. Pjesa në vijim e shënimeve të sekretarit personal të kreut të regjimit për zhvillimet e periudhës tetor-nëntor 1984">1984, krahas dinamikës në kabinetin e këtij të fundit, bën fjalë për një reagim kritik të Hoxhës për historinë e Brigadës së Dytë, që sipas tij, "gjatë operacionit të dimrit 1943-1944 është shpartalluar për faj të drejtueseve të saj, armiqve Beqir Balluku e Kiço Ngjela".

E hënë
22 tetor 1984">1984
Erdhi e më la lamtumirën komandanti i oficerëve që sigurojnë selinë e Aparatit të KQ, shoku Haxhi Sherifi, me rastin e daljes së tij në pension. Haxhiu ka 7-8 vjet që ka zëvendësuar në këtë detyrë paraardhësin e tij, oficer Sheme Hidon, që atëherë doli në pension. Ai ishte një çikë si kapadai, ndërsa Haxhiu është kuadër i thjeshtë dhe i dashur me shokët, ndërsa në punë shumë kërkues dhe i drejtë. Ka lënë përshtypje shumë të mira te të gjithë punonjësit e Aparatit të KQ.
E martë
23 tetor 1984">1984
Aty nga ora 12:00 më thirri urgjent shoku Ramiz dhe më porositi të tërhiqja nga fondi i posaçëm në Bankën e Shtetit 3000 dollarë brenda orarit, mbasi duhet t'ia jap mjekut francez që ka ardhur për të vizituar shokun Enver. Të lihen formalitetet, se mos vonohet kjo punë, ato le të bëhen më vonë, më tha ai. Mora menjëherë masa që shoku Qirjako Mihali të porosiste Ministrinë e Financave që të tërheqë nga shoku Koçi Xëngo këto të holla menjëherë, të cilat ia dhamë shokut Ramiz jo 3000, por 5000 dollarë amerikanë, pse sa shkoi shoku Ramiz te shtëpia e shokut Enver, porositi që shuma nga 3000 të rritej në 5000. E informova shokun Ramiz se dollarët, sipas porosisë së tij, i kisha tërhequr. Ai më tha t'i mbaja, se do t'i thosh shokut Isuf Kalo t'ia jepte mjekut francez. Mirëpo, si duket, i telefonoi shoqja Nexhmije dhe u morën vesh që dollarët t'i jepeshin shokut Sulo Gradeci. Kështu, shoku Sulo, i ngarkuar nga shoqja Nexhmije, erdhi dhe i tërhoqi nga unë.
E enjte
25 tetor 1984">1984
Sot shoku Enver erdhi në Aparat pas 13 ditësh qëndrimi në shtëpi. Në krahasim me daljen e tij herën e fundit në zyrë, më duket më mirë nga paraqitja. Sa erdhi, shkoi menjëherë në dhomën e takimeve me shokët. Biseda që u regjistrua zgjati rreth një orë. Pastaj shoku Enver u kthye në zyrë tok me shokët Ramiz, Adil e Hekuran me të cilët vazhdoi të bisedojë edhe gjysmë ore. Sa u larguan këta, doli edhe shoku Enver për në shtëpi.
E martë
30 tetor 1984">1984
Erdhi shoqja Nexhmije dhe më ktheu letrat e përshëndetjes që kishim përgatitur për t'ua dërguar ish-delegatëve të kongresit të parë antifashist të grave, si dhe efektivit të Brigadës së Dytë që ka përvjetorin e krijimit. Shoqja Nexhmije më solli vërejtjet e shokut Enver për përshëndetjen e Brigadës së Dytë. Vërejtja kishte të bënte me faktin pse nuk kishte dalë qartë, natyrisht me terma të përmbajtura, shpartallimi i kësaj njësie të madhe gjatë operacionit të dimrit 1943-1944 për faje të udhëheqësve të kësaj brigade, armiqve Beqir Balluku e Kiço Ngjela, që si pasojë pësoi humbje të mëdha dhe vetëm më vonë, nën kujdesin e shokut Enver, e rimori veten dhe vazhdoi luftën si duhet. Mora masa dhe i realizuam vërejtjet. Shoqja Nexhmije më tha se nuk është nevoja t'ia kthejmë përsëri shokut Enver për ta parë. Duke përfituar nga ky takim, i thashë shoqes Nexhmije se kam marrë një ftesë nga rrethi i Tropojës për të marrë pjesë në festën e 40-vjetorit të krijimit të Brigadës së 25. Ajo ishte dakord dhe bile më tha që mos të shkoja me autobusin e veteranëve, por të merrja një autoveturë. Në pasdite me shokun Ajet Simirxhiu shkuam në Laç, për të sqaruar patriotin Shefqet Riza Çela nga Velcani i rrethit të Pogradecit, që muajin e kaluar i ka drejtuar një letër shokut Enver me të cilën ankohej se në librin "Midis njerëzve të thjeshtë" nuk ishte përmendur edhe familja e tij. Me takt e sqaruam, sipas porosive që na u dhanë, dhe Shefqeti mbeti i kënaqur, bile na ftoi për një kafe, po ne, natyrisht, pasi e falënderuam, i thamë se ishte vonë dhe kishim dhe dy detyra të tjera në programin tonë.
E premte
2 nëntor 1984">1984
Më erdhi në zyrë oficeri shoqërues i shokut Enver, Behar Zhurda dhe m'u ankua për një sjellje të padenjë të shokut Sevo Tarifa. Sevua ka marrë një masë që të mos u jepen veprat e shokut Enver oficerëve dhe personelit tjetër të shokut Enver, bashkë me mjekët. Sevua kishte thënë që t'i blejnë si gjithë populli në librari, pse ç'janë ata? Roje janë?! Duket se i janë errësuar sytë Sevos dhe i është rritur mendja. A është e lejueshme që oficerët e shërbimit dhe personeli tjetër i shokut Enver të ngrihen që me natë e të zënë radhë para librarive për të blerë veprën e shokut Enver dhe pastaj t'i zërë gjumi gjatë shërbimit shumë delikat që kryejnë?! Sevua nuk duhet të tregohet kaq i ngurtë.
E shtunë
3 nëntor 1984">1984
Sot kam shkuar në Tropojë me rastin e festës së 40-vjetorit të çlirimit. Mua më çuan në shtëpinë e drejtorit të shkollës, Hasan Mulaj, kunati i korrespodentit të "Zërit të Popullit", Halil Buçpapa. Atje kishin çuar për drekë edhe shoqen e luftëtarit trim për çështjen e Kosovës, Isuf Gërvalla, Zana Gërvalla, që e shoqëronte mjekja Nazmie Poga. Gjatë bisedës, e zonja e shtëpisë na tha se në zonë ka filluar një dukuri negative që më parë nuk ka qenë. Ajo tha se po përhapet në masë vesi i pijes alkoolike, çka po ndikon në dëmtimin e shëndetit të tyre, ekonomisë familjare dhe shëndetin e fëmijëve. Ky ves po shkakton edhe trauma familjare e mosmarrëveshje bashkëshortore.
E mërkurë
7 nëntor 1984">1984
Në orën 11:00 erdhi shoqja Nexhmije dhe më solli veprën Backa t'ia përgatiste lidhur me skic-idenë e planit të pesëvjeçarit të ri. "Abdyl Backa nuk e di gjendjen time shëndetësore, tha shoku Enver, prandaj merre këtë material e redaktoje duke lënë aty vetëm çështjet parimore, jo më shumë se 3-4 fletë". Ai më dha edhe disa materiale studimore, si dhe dy vendime të Këshillit të Mbrojtjes, njëri dërguar që në shkurt kur u sëmur dhe nuk e ktheu dot, tjetri për kopetencat e komandave për ngritjen në alarm të trupave ushtarake që e kishte firmosur.
E enjte
6 dhjetor 1984">1984
Sot dita është e kthjellët dhe e bukur. Shoku Enver doli në punë në orën 10:25 dhe shkoi direkt në takimin ditor me sekretarët. Kishin ardhur gjithashtu edhe shokët Adil, Besnik e Prokop Murra. Biseda me ta zgjati gati një orë. Shoku Enver u kthye me shokun Ramiz e si biseduan disa minuta në zyrën e tij, u larguan, shoku Enver shkoi në shtëpi dhe shoku Ramiz shkoi te shokët që vazhdonin bisedën. Kur u shpërndanë, u takova me shokun Prokop që e informova se shoku Enver më dha pardje të firmosur vendimin mbi planin operativo-strategjik të mbrojtjes që i ishte dërguar që në shkurt dhe e kishte mbajtur si duket për arsye të krizës së rëndë që pësoi më 16 shkurt, e cila e ka lënë mjaft të dobët dhe i ka marrë dorën dhe këmbën e djathtë, të cilat nuk i
manovron dot normalisht. Shoku Prokop lajmëroi oficerin Nexhdet Kampo që e ka daktilografuar dhe ia dorëzova materialin të fotokopjuar.
E shtunë
8 dhjetor 1984">1984
Materialin që shkurtuam me porosi të shokut Enver mbi skic-idenë e planit të ri pesëvjeçar, shoku Enver e kishte cilësuar
skematik, prandaj shoqja Nexhmije më thirri mua dhe shokët Harilla Papajorgji e Abdyl Backa dhe na dha udhëzime
të reja për të përgatitur një material orientues që të vlejë e të jetë i nivelit për shokun Enver. Ajo na transmetoi porositë
dhe kërkesat e shokut Enver dhe na tha që ky material të bëhet gati deri të martën pasdite, më 11 dhjetor.
E martë
11 dhjetor 1984">1984
Shoqja Nexhmije kishte kërkuar nga shoku Ajet që t'i dërgonte për të parë takimin që kishte bërë shoku Enver më 1 dhjetor me mikun francez Pol Miliez. Ajo më dha në telefon edhe disa vërejtje të shokut Enver për materialin e përgatitur nga ekonomistët Papajorgji e Backa për mosrealizimet në sektorin e naftës e në bujqësi, për zbatimin e drejtë të orientimeve për tufëzimin e bagëtive.
E mërkurë
12 dhjetor 1984">1984
Më njoftoi shoqja Nexhmije se në ceremoninë që do të bëhet në orën 10:00 për dekorimin e shokut Sofokli Lazri, letrën e shokut Enver duhet ta lexoja unë. Para se të bëhej mbledhja, shkova e njoftova shokun Ramiz që më tha se do të më japë mundësi të lexoj letrën e shokut Enver, pasi të flasë ai diçka për Sofon dhe t'i dorëzojë urdhrin e Flamurit me të cilin është dekoruar. Në ceremoni erdhi edhe shoqja Nexhmije. Shoku Ramiz foli shumë ngrohtë për Sofon, që i emocionuar kishte ulur kokën dhe shikonte në tokë. Pasi i vuri dekoratën në gjoks, u ngrit të fliste edhe Sofua. Shoku Ramiz harroi për një çast çfarë i kisha thënë unë, por u kujtua dhe, duke i ndërprerë fjalën Sofos, tha: Tani do të lexojë Haxhiu letrën që i ka dërguar shoku Enver Sofos.
Dhe e lexova. Sofua, i prekur shumë, me zor po lexonte ato që kishte përgatitur...e re shumë të çmuar të shokut Enver "Kur hidheshin themelet e Shqipërisë së re", me një dedikim shumë të ngrohtë të shokut Enver. Shoqja Nexhmije më fali dy ekzemplarë. Njërin dedikimin e ka shkruar ajo dhe e ka firmosur shoku Enver, por meqenëse atij i dridhet dora dhe firma ka dalë jo si duhet, ajo më dha edhe një ekzemplar të dytë që ta përdor për ta lexuar dhe për t'ua treguar atyre që do të dëshiroj. Është një dhuratë e çmuar për mua që kam 36 vjet që punoj pa ndërprerje pranë shokut të shtrenjtë Enver. Të na rrojë sa malet! Ekzemplarin e parë e futa në kasafortën time me qëllim që mos ta shikojë njeri firmën e shokut Enver dhe të shqetësohet që atij i dridhet dora.
E martë
20 nëntor 1984">1984
Pasi përgatita letrën e përshëndetjes të shokut Enver për shkrimtarin e shquar Shefqet Musarai, që sot ka 70-vjetorin e lindjes, ia çova shokut Enver me shoqen Nexhmije për ta miratuar. Ajo ma solli dhe pasi e firmosa me firmën-vulë të shokut Enver, më tha t'ia çoj vetë në shtëpi. Ashtu bëra. Ndërkohë, pasdite shkova në mbledhjen e Lidhjes së Shkrimtarëve që ishte organizuar për jubileun e shokut Shefqet Musarai...
E enjte
29 nëntor 1984">1984
Sot u festua 40-vjetori i çlirimit. Në Tiranë u bë parada madhështore e Ushtrisë.
E shtunë
1 dhjetor 1984">1984
Sot mora pjesë në takimin që shoku Enver bëri me mikun e Shqipërisë, kryetarin e miqësisë Francë-Shqipëri, Pol Miliezin,
që është njëkohësisht mjek me famë në Francë. Megjithëse biseda u bë në frëngjisht, ishte në takim edhe shoku Ajet për të mbajtur shënime. Ajeti di frëngjishten më mirë se unë. Biseda zgjati afërsisht një orë e gjysmë.
E martë
4 dhjetor 1984">1984
Më telefonoi shoqja Nexhmije të shkoja në shtëpi me një çantë. Shkova menjëherë, se kujtova se do na jepte ndonjë material të zakonshëm. Sa arrita, oficeri i shërbimit më tha të ngjitesha në studio. Atje ishte shoku Enver dhe shoqja Nexhmije. Si u prshëndetëm, shoku Enver më dha një material të shkruar me shkronja të mëdha rreth 180 faqe (30 faqe të daktilografuara me spacio e rreshta të zakonshëm) dhe më tha se ishte porositur Abdyl Backa t'ia përgatiste lidhur me skic-idenë e planit të
pesëvjeçarit të ri. "Abdyl Backa nuk e di gjendjen time shëndetësore, tha shoku Enver, prandaj merre këtë material
e redaktoje duke lënë aty vetëm çështjet parimore, jo më shumë se 3-4 fletë". Ai më dha edhe disa materiale studimore, si dhe dy vendime të Këshillit të Mbrojtjes, njëri dërguar që në shkurt kur u sëmur dhe nuk e ktheu dot, tjetri për kopetencat e komandave për ngritjen në alarm të trupave ushtarake që e kishte firmosur.
E enjte
6 dhjetor 1984">1984
Sot dita është e kthjellët dhe e bukur. Shoku Enver doli në punë në orën 10:25 dhe shkoi direkt në takimin ditor me sekretarët. Kishin ardhur gjithashtu edhe shokët Adil, Besnik e Prokop Murra. Biseda me ta zgjati gati një orë. Shoku Enver u kthye me shokun Ramiz e si biseduan disa minuta në zyrën e tij, u larguan, shoku Enver shkoi në shtëpi dhe shku Ramiz shkoi te shokët që vazhdonin bisedën. Kur u shpërndanë, u takova me shokun Prokop që e informova se shoku Enver më dha pardje të firmosur vendimin mbi planin operativo-strategjik të mbrojtjes që i ishte dërguar që në shkurt dhe e kishte mbajtur si duket për arsye të krizës së rëndë që pësoi më 16 shkurt, e cila e ka lënë mjaft të dobët dhe i ka marrë dorën dhe këmbën e djathtë, të cilat nuk i
manovron dot normalisht. Shoku Prokop lajmëroi oficerin Nexhdet Kampo që e ka daktilografuar dhe ia dorëzova materialin të fotokopjuar.
E shtunë
8 dhjetor 1984">1984
Materialin që shkurtuam me porosi të shokut Enver mbi skic-idenë e planit të ri pesëvjeçar, shoku Enver e kishte cilësuar
skematik, prandaj shoqja Nexhmije më thirri mua dhe shokët Harilla Papajorgji e Abdyl Backa dhe na dha udhëzime të reja për të përgatitur një material orientues që të vlejë e të jetë i nivelit për shokun Enver. Ajo na transmetoi porositë dhe kërkesat e shokut Enver dhe na tha që ky material të bëhet gati deri të martën pasdite, më 11 dhjetor.
E martë
11 dhjetor 1984">1984
Shoqja Nexhmije kishte kërkuar nga shoku Ajet që t'i dërgonte për të parë takimin që kishte bërë shoku Enver më 1 dhjetor me mikun francez Pol Miliez. Ajo më dha në telefon edhe disa vërejtje të shokut Enver për materialin e përgatitur
nga ekonomistët Papajorgji e Backa për mosrealizimet në sektorin e naftës e në bujqësi, për zbatimin e drejtë të
orientimeve për tufëzimin e bagëtive.
E mërkurë
12 dhjetor 1984">1984
Më njoftoi shoqja Nexhmije se në ceremoninë që do të bëhet në orën 10:00 për dekorimin e shokut Sofokli Lazri, letrën e shokut Enver duhet ta lexoja unë. Para se të bëhej mbledhja, shkova e njoftova shokun Ramiz që më tha se do të më japë mundësi të lexoj letrën e shokut Enver, pasi të flasë ai diçka për Sofon dhe t'i dorëzojë urdhrin e Flamurit me të cilin është dekoruar. Në ceremoni erdhi edhe shoqja Nexhmije. Shoku Ramiz foli shumë ngrohtë për Sofon, që i emocionuar kishte ulur kokën dhe shikonte në tokë. Pasi i vuri dekoratën në gjoks, u ngrit të fliste edhe Sofua. Shoku Ramiz harroi për një çast çfarë i kisha thënë unë, por u kujtua dhe, duke i ndërprerë fjalën Sofos, tha: Tani do të lexojë Haxhiu letrën që i ka dërguar shoku Enver Sofos.
Dhe e lexova. Sofua, i prekur shumë, me zor po lexonte ato që kishte përgatitur...
(Panorama)
Shtuar më 10/09/2014, ora 13:17
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori