CR7 tregon çfarë i mungon te Juventusi

Cristiano Ronaldo ka folur për Sky Sport pas fitores 4-1 t ë marrë në derbin kundër Torino-s.

“E dinim se do të ishte një ndeshje e vështirë, por kemi punuar mirë, kemi fitues dhe kemi shtuar presionin ndaj Lazio-s. Objektivi është arritur, kemi fituar”.

“Goli me goditje dënimi? Më mungonte, më duhej një gol me goditje dënimi për të fituar besim”.

“Milan-i? E dimë se objektivi ynë ishte të fitonim sot. Na pret një ndeshje e vështirë, por duhet të mendojmë vetëm për veten tonë, që është më e rëndësishme”.

“Dybala? Jemi shumë mirë bashkë. Skuadra është mirë, ka besim dhe kundër Milan-it do të kërkojmë të fitojmë”, ka thënë ylli portugez.


Shtuar 5.07.2020 06:55