Mehmet Pashė Dėralla, njė jetė kushtuar Atdheut
Pëlqej
Abonohu pėr lajmet me e-mail:
E-maili juaj:      Tani, kontrolloni e-mailin tuaj dhe konfirmoni abonimin!
Mehmet Pashė Deralla ėshtė njė ndėr figurat e shquara tė Kombit Shqiptar. Ai lindi nė Gradec tė Tetovės nė vitin 1843. Arsimin fillor e mori nė Tetovė, kurse atė tė mesėm nė Shkup. Ishin vite kur ndjenja e fortė e lirisė dhe e shpėtimit kombėtar po rritej me shpejtėsi nė tė gjitha trojet shqiptare.

Nė periudhėn e Rilindjes Kombėtare Shqiptare familja Derralla, ka qenė nė ēdo kohė nė radhėt e para tė barrikadės ndaj ēdo rrebeshi, tė paepur nė stoicizmin e tyre, ajo ėshtė pėrballur me hordhi armiqėsh ,duke mbrojtur me heroizėm trojet shqiptare. Nė familje Mehmet Deralla mėsoi shumė pėr tė kaluarėn e popullit shqiptar dhe mė pas, kjo ndjenjė e kultivuar do ta bėnte njė luftėtar tė paepur pėr lirinė e kombit shqiptar.

Mehmet Pashė Deralla njihet nė memorien historike si njė ndėr protagonistėt e Lidhjes sė Prizrenit nė vitin 1878 dhe ishte njė nga nėnshkruesit e deklaratės sė pavarėsisė... Ishte njė nga protagonistėt kryesorė tė qėndresės shekullore pėrballė sulmeve serbo-malazeze. Nėn komandėn e tij, luftėtarėt shqiptarė i gozhduan forcat serbe nė hapėsirėn ndėrmjet Drinit tė Bardhė e Drinit tė Zi. Arsimin fillor e kreu nė Tetovė, kurse atė tė mesėm nė qytetin e Shkupit. Pas shkollimit nė vendlindje, studimet e larta i ndoqi nė Akademinė Ushtarake tė Turqisė. Pas diplomimit, do tė shėrbente pėr disa vite nė njė regjiment kėmbėsorie nė Anadoll dhe njėherazi, atij do t’i jepej e drejta pėr tė ndjekė shkollėn e lartė tė Shtatmadhorisė nė Stamboll, qė ishte niveli mė i lartė i arsimimit ushtarak nė Turqi. Nė moshėn 35-vjeēare u gradua Pasha (Gjeneral) i Perandorisė Osmane . Gjenerali i ri u emėrua komandant xhandarmėrie nė Bagdad tė Irakut dhe, mė vonė, nė Halep tė Sirisė. Nga Siria u transferua nė Selanik, mė pas transferohet nė vilajetin e Kosovės, ku vendoset me detyrė nė kryeqendrėn e tij, nė Shkup. Nė vijim e shohim nė funksionin e qeveritarit dhe komandantit tė qarkut tė Prizrenit qė pėrfshinte edhe Gjakovėn, Tetovėn dhe Lumėn.

Gjenerali i ri, Mehmet Pashė Dėralla, nė kulmin e karrierės sė tij e hoqi uniformėn osmane tė pashait, pėr tė mos e veshur mė kurrė gjatė gjithė jetės sė tij,sepse ishte vėnė nė dispozicion tė Ushtrisė Vullnetare tė Lidhjes ShqiptarePrizrenit. Ai u emėrua kėshilltar i njėrit prej udhėheqėsve popullorė tė Lidhjes Shqipatre tė Prizrenit , Sulejman Vokshit.

Mehmet Deralla sė bashku me babanė e tij ishin nė vijėn e parė tė frontit tė luftės pėr liri. Babė e bir treguan gatishmėri tė lartė pėr tė sakrifikuar gjithēka pėr idealet kombėtare shqiptare.

Lidhja e Prizrenit u shtyp, por Mehmet Pasha nuk hoqi dorė nga idealet e tij. U aktivizua pėrsėri nė Lidhjen e Pejės ,nėn drejtimin e Haxhi Zekės. Mehmet Pashė Derallėn e internuan nė Bagdad pėr t’i prerė ēdo mundėsi kontakti me Shqipėrinė

Nė dokumentat e botuara shkruhet : "Kryengritja xhon-turke e vitit 1908, qė u pasua nga njė amnisti e pėrgjithshme, i dha mundėsi Mehmet Pashės tė rikthehej nė funksione tė larta nė ushtrinė osmane. Nė Stamboll mendonin se ai do ta mirėpriste rehabilitimin dhe riveshjen e uniformės sė gjeneralit osman. Pas dy dėshtimesh tė hidhura, a nuk ishte rasti qė ai tė mendonte, mė nė fund, edhe pėr veten e familjen e tij, pėr tė ardhmen e tij dhe njėherėsh pėr prosperitetin e tė tijve, pėr njė jetė tė qetė e tė lumtur? Mirėpo pėr ēudinė e shumė turqve dhe tė pak shqiptarėve qė nuk e njihnin sa e si duhet, Mehmet Dėralla refuzoi duke dhėnė pėrgjigjen e tij befasuese: "U jam mirėnjohės pėr bamirėsinė, por tani i takoj tjetėrkujt".

Ai refuzoi, sepse fatet e Shqipėrisė i qenė njėsuar nė vetėdije me fatet e tij. U kthye nė atdhe me po atė vendosmėri tė viteve tė stuhishme tė tė dy lidhjeve historike shqiptare qė mbetėn vetėm si gurė kilometrikė udhėrrėfyes drejt pavarėsisė. E presin triumfalisht nė vendlindje pas njė mungese tė gjatė gati dhjetėvjeēare. Tashmė ai ishte bėrė i njohur edhe nė qarqet mė tė larta tė Europės. Emri i tij qe cituar edhe nga ministri i Jashtėm i Austro-Hungarisė, konti Bertoldt, pėr tė cilin "Mehmet Pashė Dėralla qe njė burrė me kulturė tė gjerė dhe ndjenja tė pastra kombėtare".

Nė vitet 1908-1912 shtėpia e Derallave nė Tetovė do tė shndrrohej nė njė ēerdhe tė shqiptarizmės.Mehmet Pasha dhe i biri Halimi ishin kurdoherė nė krye tė lėvizjeve tė mėdha atdhetare,duke dhėnė ndihmesė jo vetėm me trimėrinė,guximin,logjikėn por edhe me pasurinė e tyre.Tė dy sėbashku ata do tė prisnin e do tė pėrcillnin nė shtėpinė e madhe nė Tetovė, trimat patriotė e atdhetarė si Sali Gjukėn, Bedri Pejanin, Bajram Currin,Isa Boletinin,Mid’hat Frashėrin,Hamdi Ohrin,Hoxhė Vokėn dhe dhjetra atdhetarė tė tjerė nga krejt viset etnike shqiptare. Ata do tė merrnin pjesė nė Kuvendin e Junikut e mandej nė fillim tė viteve 1912,do tė komandonin ēetėn e parė tė luftėtarėve tetovarė, e cila rroku armėt pėr t’u bėrė ballė sulmeve turke dhe atyre serbo-bullgare Mehmet Pasha ishte njė nga organizatorėt mė nė zė tė kryengritjeve tė mėdha tė Kosovės tė viteve 1910, 1911 dhe 1912.

Lufta e vendeve tė Ballkanit kundėr Perandorisė Osmane kishte objektiv kryesor pushtimin e trojeve shqiptare. Mali i Zi, Serbia, Bullgaria dhe Greqia ishin tė interesuara tė mohonin ekzistencėn e kombit shqiptar, pėr tė realizuar aneksimin e torejeve shqiptare..Nė kėto ditė tė tmerrshme jete ose vdekjeje pėr shqiptarėt., Mehmet Deralla pėrkrah atdhetarėve tė shquar, ishte ndėrmjet radhėve tė para qė u ngritėn nė kėmbė pėr mbrojtjen e tokave shqiptare.

Gjenerali Mehmet Deralla , nė luftimet e ashpra me serbėt, arriti t’i mbajė trupat serbe nė hapėsirėn ndėrmjet Drinit tė Bardhė e Drinit tė Zi. Njė bllokim i tillė krijoi terrenin e domosdoshėm, siguroi kushtet historike pėr ngjarjen e madhe tė ngritjes sė flamurit nė Vlorė mė 28 nėntor 1912.

Mbas Shpalljes sė Pavarėsisė dhe formimit tė qeverisė tė parė tė Shqipėrisė tė Pavarur, kryeministri Ismail Qemali , mbėshtetur nė meritat, kapacitetet profesionale dhe atdhedashurinė e zjarrtė tė Mehmet Pashė Derallės i ofroi postin i ministrit tė ushtrisė kombėtare Shqiptare. U formua Ministria e parė e Mbrojtjes qė quhej Ministria e Luftės. Ministri i parė i luftės ishte Mehmet Pashė Deralla. Kjo Ministri kishte njė efektiv qė pėrbėhej nga disa oficerė shqiptarė tė ish ushtrisė turke, nėnoficerė dhe popull tė armatosur. Si detyrė kryesore kėto forca kishin tė organizonin mbrojtjen e qytetit tė Vlorės ku ndodhej qeveria e sapo formuar dhe ta mbronte atė nga ēdo lloj rreziku.

Mehmet Pashė Dėralla, u emėrua Ministėr i parė i Luftės , nė bazė tė mbledhjes sė pestė tė kuvendit Kombėtar tė Vlorės, sipas votave tė fituara. "Kjo zgjedhje u verifikua nė seancėn e pestė, e cila filloi mė 3 dhjetor dhe zgjati deri mė 4 dhjetor, kur u bė votimi pėr ministra, ku nga 63 delegatė, tė pranishėm ishin vetėm 57, vend i tretė i takoi gjeneralit tetovar me 42 vota, pas Luigj Gurakuqit e Mufid Beut".

Dita e Ushtrisė Kombėtare Shqiptare, 4 dhjetor 1912, lidhet dhe me emrin e kontributin e Mehmet Derallas, i cili u bė organizatori dhe frymėzuesi i qėndresės me armė nė dorė kundėr tė gjitha trupave pushtuese ballkanike qė po sulmonin Shqipėrinė. Ai reformoi trupat vullnetare dhe siguroi sovranitetin e Qeverisė sė Vlorės . /albeu.com/

Shtuar më 30/11/2012, ora 09:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori
 
Kujdes se e ha burgun ...

Kujdes se e ha burgun ...